Sipas saj, lufta e Parë Botërore nisi pikërisht për faktin se rusia nga njëra anë që kërkonte dhënien e territoreve shqiptare sllavëve dhe austria që donte me çdo kusht të krijonte shtetin shqiptar, futën botën në konflikt që u shndërrua në diçka të cilën ajo e përkufizon si budallepsjen e Fuqive të Mëdha që hapën një luftë për të bërë Serbinë e Madhe.
Kocaqi tha se rolin që ka luajtur dikur austria për të mbrojtur Shqipërinë, sot e ka marrë Amerika, ndërkohë që Europën e cilëson dredharake dhe për këtë përdor argumentin për qëndrimin që ka mbajtur në lidhje me krizën e thellë ekonomike që përfshiu Greqinë nga viti 2008.
“unë hy në bisedime me ty me këto kushte, Shqipëria e pavarur, porti i Durrësit nuk i kalon Serbisë, nëse nuk më plotëson këto kushte vij të negociom me Serbinë në Londër, ndryshe hy në luftë me të, se nuk kam për çfarë bisedoj. ishte ajo diplomaci që sot këta të tanët nuk e kanë se nuk lexojnë të paktë. Është e njëjta diplomaci, ka ikur austria ka ardhur Amerika. Austria sot është neutrale ndërsa amerika ndjek të njëjtën politikë për Ballkanin” – shprehet ajo.
Ndërkohë fuqitë e tjera, Gjermani, Francë, Angli mbeten të njëjtat. rënia e shqiptarëve në Ballkan është rënie e Europës, – argumenton historiania, – dhe kjo në vend të sillet mirë dhe me kujdes… është elementi sllav-ortodoks, ke protestantët, ke myslimanët matanë. Nëse shkatërron Shqipërinë ke shkatërruar Europën. Këtio 70 vjet Europa është mbajtur e sigurt nga Amerika, ka investuar në ekonomi se nuk e ka vrarë mendjen për sigurinë. Europianët janë më femra dredharake, e pe që Greqia ishte në krizë dhe askush nuk vajti ta ndihmonte, ndërsa amerika është më serioze dhe ‘burrërore’”, tha Kocaqi.
“Të tërheq kush pse ndodhi kjo që ndodhi kush ishin faktorët dhe aktorët pse u bë. Nuk mund të kuptosh marrëdhëniet e Shqipërisë me vendet e tjera pa kuptuar këto pyetje”.
“Nëse kemi arritur të mbijetojmë politikisht është një fat i madh që ne ju duhemi Fuqive të Mëdha për interesat e mëdha gjeo-strategjike. Për atë copë toke të Shqipërisë kanë shkuar gati në luftra botërore, dhe Në luftën e Parë Botërore kjo ka qenë arsyeja kryesore, ishte interesi i rusisë të merrte tokat shqiptare për t’jua dhënë sllavëve dhe janë rezistenca e austrisë për të mos e lejuar këtë”, tha ajo.
Kocaqi ka botuar librin e saj të fundit me titull “Shqipëria dhe Fuqitë e mëdha 1878-1918, teksa ka treguar në studion e Pasdite me Xhaxhiun tematikat që ka përfshirë në kapitujt e tij. Gjatë bisedës në studion e Fax Neës, Kocaqi ka zbërthyer rëndësinë që ka pasur dhe ka Shqipëria në aspektin gjeo-politik në marrëdhëniet me botën perëndimore dhe lindore, apo trazirat që janë shkaktuar për territoret e saj.
Shpesh thotë se të rusia ëndërronte të kishte Vlorën, dhe e kthente Shqipërinë në një liqen personal.
Ata rivalizoheshin për Shqipërinë, shpesh italia i lidhte duart austrisë për të vepruar. Nëse donte austria, donte edhe Gjermania. Kishte ekuilibra dhe sherre mes vetë europianëve. Për një fshat apo një qytet të Shqipërisë futeshin në sherr. Nëse Rusia hynte në luftë, edhe Franca hynte në luftë. Kontrollonte rrugët perëndim lindje, kontrollonte portin e Vlorës, njëri nga 2 më të rëndësishmit në Mesdhe. Shqiptarët po të dinin të kuroheshin ishin perëndimor. Ishin të ndarë në tre fe dhe kishin armiq e kundërshtar”, u shpreh Kocaqi.
Shqipëria u shpall e pavbarur me rënien e Perandorisë Osmane, por territorin e shqiptarëve e kërkonin të gjithë fqinjët për të dalë në det.
“Greqia ëndrra me sy hapur, Bullgaria të dilte në Durrës, të tëra shikonin ëndrra me perandori dhe të gjitha këto ëndrra kryqëzoheshin tek territori i Shqipërisë. Franca kishte 400 vjet konflikt me austriakët dhe gjermanët, dhe natyrisht bëhej mike me rusinë që kishte konflikt me Gjermanët sepse njëra në lindje e tjetra në perëndim ishin armiqtë më të mëdhenj të Gjermanisë. Është politika e risheljesë që për 400 vjet nuk e la Gjermaninë të bashkohej, dhe falë kësaj aleance, Franca do mbante krahun e rusisë”, thotë ajo.
“italia në disa momente na ka mbështetur, anglia po ashtu, ndërsa po të mos kishte qenë austria nuk do ishte Shqipëria në hartë. Ajo thoshte po ra Shqipëria elementi sllav do ishte aq i fuqishëm. u bë një luftë botërore për të bërë një Serbi të Madhe. imagjino sa budallenj u treguan Fuqitë e Mëdha që u futën në luftë për të bërë Serbinë e Madhe. Për Shqipërinë, Serbia ka mobilizuar nga nëntori 1912 deri në Nëntor të 1913, ka mbajtur një milionë ushtar Serbia në kufi. Serbia nuk do dali në Durrës, u vendos të ketë shtet shqiptar”, tha Kocaqi.
Duke iu përmbajtur temave të sotme që kanë kontekste historike në Ballkan dhe që janë ende të pazgjidhura siç është konflikti mes Kosovës dhe Serbisë, Kocaqi ka kujtuar se çfarë bënë diplomatët shqiptarë para se të shkonin në negociata në Londër dhe kushtet që parashtruan ndaj Fuqive të Mëdha dhe vetë shteteve të Ballkanit, kushte për të cilat ajo shtoi se sot nuk kanë fuqi ti shtrojnë politikanët kohës”.