Federata Polake e Futbollit ka zyrtarizuar dy ditë më parë orën dhe stadiumin ku do të luhet ndeshja e gjysmëfinale e play-off e vlefshme për Eliminatoret e Botërorit 2026.
Federata Polake e Futbollit ka vendosur që takimi Poloni-Shqipëri do të luhet më 26 mars në stadiumin “Narodovi” në Varshavë në orën 20:45. Sipas të dhënave të federatës në fjalë stadium është 59 mijë vendesh dhe pritet të jetë plotësisht i ezauruar. Sipas rregullores së UEFA-s, për tifozërinë shqiptare është rezervuar 5% e kapacitetit dhe priten rreth 3 mijë tifozë.
Ekipi fitues i këtij takimi do të ndeshet në finale me fituesen e çiftit Ukrainë-Suedi.




