Eliminatoret Botërori 2026/ Nagelsmann s’i trembet shkarkimit, Gjermania kërkon kthesën përballë Irlandës së Veriut

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjermania e Nagelsmann zbret nesër në mbrëmje përsëri në fushë për të luajtur ndeshjen e dytë të vlefshme për fushatën e Eliminatoreve Botërori 20026.

Rivalja e radhës e katër herë kampionëve të botës është Irlanda e Veriut. Kombëtarja në fjalë do të ketë përballë një skuadër të uritur për fitore pasi Gjermania ka pësuar tri humbje në tri takimet e saj të fundit.

Për të prezantuar këtë ndeshje pasditen e sotme doli përpara gazetarëve komisari teknik i Gjermanisë, Julian Nagelsmann, i cili u pyet nëse ndihej nën presion. “Nuk kam presion, nuk mendoj se do të shkarkohem nëse mundemi nesër. Unë them se kjo nuk është një pikënisje e mirë për rrugëtimin tonë në këto Eliminatore. Mendoj se ne kemi dhe pesë ndeshje të dispozicion dhe duhet që t’i fitojmë të pesta”, tha komisari teknik i Gjermanisë.

Forma e dobët e muajve të fundit nuk ka dekurajuar Nagelsmann, i cili nesër do të ketë përballë në Këln ekipin e Michael O’Neill, i cili është 62 vende larg Gjermanisë në renditjen e FIFA-s. “Unë jam mjaftueshëm guximtar sa të mendoj se ne mund të fitojmë pesë takimet e radhës. Sa i përket Irlandës së Veriut e kam parë me kujdes lojën e tyre dhe mendoj se kanë një plan të qartë. Ata mund të na kërcënojnë me topa të gjatë dhe janë shumë agresivë në topat e dytë. Sa herë që fitojnë topat e dytë e luajnë shumë shpejt topin”, analizoi 38-vjeçari.

Share This Article