Eliminimi nga Europa, Ilir Daja: S’më vjen keq, kemi bërë një rrugëtim të mirë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ballkani humbje dje 3-0 në Zagreb me Dinamon, për ndeshjen e fundit në grupin C të Conference League. Me katër pikë pas gjashtë ndeshjeve, kampionët e Kosovës largohet nga Evropa pas një paraqitjeje të mirë.

Pas ndeshjes për mediet, Ilir Daja tregoi se nuk i vjen keq që janë eliminuar pas një paraqitjeje të mirë.

“Sigurisht që nuk më vjen fare keq që jemi eliminuar, sepse ne kemi rritur pritshmëritë kur jemi paraqitur për herën e dytë rresht në Ligën e Konferencës. Kjo është besoj ajo që kemi bërë mirë jo vetëm që kemi rritur pritshmëritë, por jemi përballur me një gjigant si Dinamo me të cilin kemi një fitore dhe një humbje. Luajtëm pothuajse të barabartë deri në minutën e 70-të”, tha Daja për Art Sport.

Share This Article