ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Trump thotë se bisedimet tregtare me Kanadanë ‘përfunduan’ për shkak të reklamës anti-tarifa 5 hours ago
Pse ka një debat rreth hetimit të bandave të ngacmimit seksual? 5 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 5 hours ago
Kreu i Bankës së Anglisë kryeson listën e fuqisë më të madhe të vitit 2026 si personi me ngjyrë më me ndikim në Mbretërinë e Bashkuar 5 hours ago
Zbulimi i 15,000 monedhave romake mund të jetë më i madhi i të gjitha kohërave në vend 5 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Eliminoi propagandistin e Putinit, çfarë dihet për ‘vrasësen me statujë’

albnews by albnews
3 April, 2023
in Bota, Opinion
0
Eliminoi propagandistin e Putinit, çfarë dihet për ‘vrasësen me statujë’
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Autoritetet në Rusi kanë arrestuar një 26-vjeçare, e cila akuzohet se vrau një propagandist të Vladimir Putinit. Daria Trepova i dërgoi një statujë të mbushur me eksploziv. Vladlen Tatarsky, 40 vjeç, ishte ftuar për të folur në një kafene. Shpërthimi e vrau atë dhe plagosi dhjetëra të tjerë. Por çfarë dihet deri më tani për 26-vjeçaren?

Nga Robert Greenall, BBC

RelatedPosts

Zbulohet veza e dinozaurit 70 milionë vjeçare, është në gjendje perfekte

Anije luftarake, avionë luftarakë dhe CIA, cili është qëllimi përfundimtar i Trump në Venezuelë? BBC zbulon fotot e dyshimta

Lufta kundër karteleve të drogës, Trump: SHBA mund të ndërhyjë ushtarakisht në Venezuelë

Arrestimi i Darya Trepova-s për vrasjen e blogerit rus pro-luftës, Vladlen Tatarsky ka ngritur pikëpyetje rreth prejardhjes dhe politikës së gruas së re.

Mediat ruse raportojnë se zonja Trepova, 26 vjeç, i dorëzoi Tatasky-t një statujë, e cila besohej se përmbante eksplozivët që e vranë atë dhe plagosën më shumë se 30 njerëz. Më vonë, në një video të publikuar nga Ministria e Brendshme ruse ajo shihet duke pranuar se e kishte dërguar statujën në kafenenë ku ndodhi shpërthimi.

Megjithatë, deklarata e saj me shumë gjasa është marrë nën presion dhe ajo nuk thotë nëse e ka ditur për eksplozivin.

Zyrtarët rusë thonë se akti i terrorit, siç përshkruhet tani vrasja, ishte planifikuar dhe organizuar nga territori i Ukrainës, dhe se i dyshuari ishte një mbështetës i Fondacionit Anti-Korrupsion, i kryesuar nga lideri i burgosur i opozitës ruse, Alexey Navalny.

Por miqtë dhe familja thonë se ndërsa ajo ishte një aktiviste kundër luftës- thuhet se u arrestua në një protestë në fillim të luftës- pikëpamjet e saj nuk ishin radikale dhe ajo nuk ishte e aftë të vriste.

Bashkëshorti i saj, Dmitry Rylov sugjeron se ajo mund të jetë mashtruar.

Por çfarë dimë për Darya Trepova-n?

Një e njohur i tha BBC-së se ajo kishte ndjekur shkollën në qytetin e Pushkinit, duke shtuar se nuk dukej se kishte ndonjë pikëpamje politike atëherë.

Burime të tjera thonë se ajo u regjistrua më vonë në universitetin shtetëror të Shën Petersburgut, megjithëse nuk është e qartë se në cilin fakultet, dhe nuk besohet të ketë përfunduar kursin e saj.

Sipas një shoqeje tjetër, ajo punoi për një kohë të gjatë në një dyqan rrobash të cilësisë së mirë në qytet, por e la punuan një muaj më parë për t’u transferuar në Moskë.

Nuk është e qartë se sa kohë ka qenë e martuar me zotin Rylov.

Në një intervistë për kanalin Agentstovo në Telegram, miqtë e saj thanë se martesa mes tyre ishte një shaka dhe se ata në të vërtetë ishin thjesht miq.

Por disa raporte thonë se dyshja u arrestua në një tubim kundër luftës më 24 shkurt të vitit të kaluar, në fillim të pushtimit të Ukrainës.

Zonja Trepova u ndalua për 10 ditë, mesa duket për injorimin e kërkesave të policisë që turma të shpëndahej.

Zoti Rylov thuhet se është anëtar i një grupi të vogël opozitar të quajtur Partia Libertariane, e cila ishte e përfshirë në demonstrata. Partia tha se ai kishte emigruar.

Partia gjithashtu i tha kanalit SOTA në Telegram se zonja Trepova nuk kishte asnjë lidhje me partinë dhe se ajo dënonte vrasjen e Tatarsky-t.

Ka disa raportime se edhe zoti Rylov është në kërkim për vrasjen.

Ai vetë tha për SVTV News se ajo nuk mund të kishte kryer vrasje me dëshirë. “Unë besoj se gruaja ime është mashtruar,” tha ai.

“Unë jam 100 përqind i sigurt se aj kurrë nuk do të kishte rënë dakord për diçka të tillë nëse do ta dinte për të”.

Raportet thonë se hetuesit rusë nuk e kanë përjashtuar mundësinë që zonja Trepova të mos e dinte se çfarë kishte në statujë.

Gjithashtu, mediat ruse thanë se gruaja e re kishte qenë në korrespondencë me Tatarsky-n, viktimën e shpërthimit në kafene, dhe kishte marrë pjesë në ngjarjet e mëparshme në të cilat ai ishte i përfshirë.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Trump thotë se bisedimet tregtare me Kanadanë ‘përfunduan’ për shkak të reklamës anti-tarifa

Trump thotë se bisedimet tregtare me Kanadanë ‘përfunduan’ për shkak të reklamës anti-tarifa

24 October, 2025
Pse ka një debat rreth hetimit të bandave të ngacmimit seksual?

Pse ka një debat rreth hetimit të bandave të ngacmimit seksual?

24 October, 2025
Titujt e Gazetave në UK

Titujt e Gazetave në UK

24 October, 2025
Kreu i Bankës së Anglisë kryeson listën e fuqisë më të madhe të vitit 2026 si personi me ngjyrë më me ndikim në Mbretërinë e Bashkuar

Kreu i Bankës së Anglisë kryeson listën e fuqisë më të madhe të vitit 2026 si personi me ngjyrë më me ndikim në Mbretërinë e Bashkuar

24 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result