Elizabeth II: Më mungon shumë princi Philip në këto Krishtlindje

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mbretëresha Elizabeth II i bëri një nderim prekës bashkëshortit të saj të ndjerë, princit Philip, në mesazhin për Ditën e Krishtlindjes, teksa festonte në një bashkim familjar.

Në një mesazh jashtëzakonisht personal, mbretëresha 95-vjeçare tha se asaj dhe familjes së saj i mungonte shumë Duka i Edimburgut, i cili vdiq në moshën 99-vjeçare në prill.

Mbretëresha foli e ulur në një tavolinë ku ishte vendosur një foto e saj me bashkëshortin  Philip, e bërë në vitin 2007 me rastin e 60-vjetorit të martesës.

“Krishtlindjet mund të jenë të vështira për ata që kanë humbur të dashurit. Sidomos këtë vit e kuptoj pse”, tha mbretëresha, e cila ishte martuar 73 vite më parë.

Mbretëresha e kujtoi me dashuri princin, duke thënë se “ndjenja e tij e detyrës, kurioziteti intelektual dhe aftësia për të nxjerrë kënaqësinë nga çdo situatë ishin të gjitha të pandalshme”.

Më pas mbretëresha nënvizoi ndikimin e Covid-19 në festat e Krishtlindjeve të familjes mbretërore.

Mbretëresha anuloi udhëtimin e zakonshëm në pronën e saj në Sandringham, në Anglinë Lindore, si masë paraprake, ndërsa qëndroi në kështjellën Windsor.

Share This Article