Elmas: Napoli tregoi karakter kundër Leicesterit

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Eljif Elmas ka thënë se Napoli “dha provimin se është një skuadër me karakter” pasi që eliminoi Leicester Cityn nga Europa Ligë.

Napolitanët kishin nevojë për një fitore për të qëndruar në Europa Ligë dhe ishin duke fituar 2-0 kundër Leicester, të cilët u kthyen dhe barazuan në pjesën e parë 2-2.

Megjithatë, Elmas shënoi dy golësh për të siguruar fitoren 3-2, duke siguruar kështu vendin në mesin e 32 skuadrave më të mira në Europa Ligë pas Spartak Moskës.

Ata eliminuan Leicesterin të cilët do të luajnë në Europa Ligë.

“Ishte një natë e rëndësishme për ne, ne u kualifikuam dhe jam i lumtur që shënova të dy golat, por mbi të gjitha që skuadra kaloi tutje në këtë garë”, tha Elmas për Sky Sport Italia.

“Ne shpresojmë që të jemi edhe më të mirë në të ardhmen. Ne kemi treguar që jemi një skuadër e vërtetë me karakter. Ne jemi gati për të luajtur dhe fituar”.

Shqiptari që luan për Maqedoninë e Veriut i ka kryer detyrat çfarë ia ka dhënë Luciano Spallettipara ndeshjes.

“Ai tha shumë gjëra, që ne jemi një skuadër e fortë dhe këtë duhet ta tregojmë në fushë. Ne bëmë çfarë ai kërkoi dhe e fituam ndeshjen dhe u kualifikuam për rrethin tjetër”.

Me krizën e lëndimeve që po mbretëron në Napoli, Elmas është shndërruar në sulmues dhe është treguar efektiv duke shënuar dy gola këtë mbrëmje.

“Përpiqem të bëjë më të mirën aty ku trajneri me vendos. Të jem i sinqertë, madje as unë nuk jam i sigurt se cili është roli i imë natyral”.

Share This Article