Elon Musk ndryshon mendje: Nuk do të pranojmë më blerje me bitcoin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Elon Musk deklaroi më Mars të këtij viti që do të pranonte dhe Bitcoin për blerjen e makinave elektrike, dhe më vonë u zbulua se ai kishte blerë 1.5 miliardë Dollarë kapital të monedhave virtuale. Megjithatë kjo ka ndryshuar. Drejtuesi i kompanisë së makinave elektrike Tesla, Elon Musk, ka njoftuar se nuk do të pranojnë më Bitcoin për blerjen e makinave.

Më një postim në mediat sociale, Musk ka sqaruar dhe shkaqet  që e kanë shtyrë për të marrë këtë vendim, ku kryesori është shqetësimi për ndryshimin e klimës.

Ne jemi të shqetësuar për rritjen e shpejtë të përdorimit të lëndëve djegëse për transaksionet e Bitcoin, veçanërisht qymyrin, i cili ka emetimet më të këqija nga çdo karburant. Kriptomonedhat janë një ide e mirë, por po sjellin kosto të madhe për mjedisin“, shkroi Musk.

Ai gjithashtu deklaroi që prodhuesi i makinave elektrike nuk do të shesë asnjë nga Bitcoin-et e tij dhe synon ta përdorë atë për transaksione të tjera, dhe nxit përdorimin e energjisë më të qëndrueshme.

Pas këtij njoftimi vlera e Bitcion ra me më shumë se 10%, po ashtu dhe aksionet e Tesla pësuan në rënie të konsiderueshme.

Share This Article