Elon Musk në ‘luftë’ me George Soros/ Twitter molla e sherrit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Grupe të financuara nga miliarderi hungarez, George Soros i kanë bërë thirrje disa prej kompanive më të të mëdha në glob që të heqin dorë nga Tëitter tani që në krye të tij është Elon Musk.

New York Post raporton se Elon Musk po kërkon të zbulojë cili qëndron pas këtyre thirrjeve të bëra publike me anë të një letre të firmosur nga më shumë se 20 grupe liberale.

‘Këto OJQ të majta-shumë prej tyre të financuara nga miliarderi George Soros,-bashkëpunëtorë të Clinton apo edhe Bashkimit Europian e qeverisë kanadeze kanë bërë thirrje të bojkotohet rrjeti social tashmë që Musk ka marrë në dorë kompaninë’.

Organizatat pretendojnë se ‘Uzurpimi i Twitter nga Elon Musk, do të kontribuojë në toksifikimin e mëtejshëm të ekosistemit të përbashkët informativ, duke u kthyer në një kërcënim direkt ndaj sigurisë publike, sidomos mes grupeve më vulnerabël dhe të margjinalizuara.’

Share This Article