Elon Musk nuk ndalet: Urrejtja e Sorosit për njerëzimin përfshin Izraelin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Njeriu më i pasur në botë dhe një ndihmës i ngushtë i presidentit të zgjedhur në SHBA, Donald Trump, vazhdon sulmet ndaj miliarderit ultra-majtist, George Soros.

Elon Musk përsëriti në një postim në median sociale se Soros urren njerëzimin.

Por ai shtoi se kjo urrejtje përfshin edhe Izraelin.

“Meqë ra fjala, urrejtja e Sorosit për njerëzimin përfshin edhe Izraelin,” shkroi Musk.

Ai shpërndau në platformën e tij në X edhe një link ku thuhet se organizatat e Sorosit kanë ndihmuar në financimin e organizatës terroriste Hamas.

Edhe më përpara, Musk ka deklaruar se Soros e urren njerëzimin dhe kërkon ta shkatërrojë atë.

Ndërkohë Musk është zotuar se do të luftojë kundër prokurorëve të mbështetur nga Soros në SHBA, pasi i akuzon se kanë shkatërruar rendin dhe sigurinë në Amerikë.

Share This Article