Elon Musk po ndërton një qytet të tërë për punonjësit e tij

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kush është miliarder mund të bëjë çfarë do, përfshi edhe një qytet të tërin për vete dhe për punonjësit e tij.

Është pikërisht ky rasti i fundit i Elon Musk, i cili siç ka raportuar media amerikane “Wall Street Journal”, po ngre në këmbë një qytet të tërë, në të cilin do të mund të jetojnë punonjësit e kompanive të tij, kryesisht Tesla.

Qendra është e vendosur në Texas, aty ku edhe fabrika kryesore e Tesla ndodhet tashmë dhe sipas raportimeve, çdo punonjës që ka dëshirë të marrë një shtëpi aty, do ta paguajë atë shumë më pak se sa çmimi i tregut.

Qendra e banuar, sipas raportimeve, do të gjendet pranë një metropoli siç është qyteti i madh i Austin dhe do të ofrojë çdo facilitet të mendueshëm për banorët e tij.

Kjo nuk është një mënyrë e re për të joshur personat t’i bashkohen ekipit të një kompanie apo korporate.

Ka pasur raste në të shkuarën, kur gjigandë të sipërmarrjes i kanë ofruar punonjësve shtëpi pranë zyrave, apo kushte të favorshme financimi dhe kredie.

Por, një qytet të tërë, nuk e ka bërë askush më parë dhe Musk, e ka vërtetuar edhe më parë se e ka seriozisht atë çfarë thotë.

E gjitha dukej një ide utopike fillimisht, e cila u zhvillua në kohë dhe tashmë do të gjejë edhe konkretizim.

Objektivi i vërtetë i manjatit amerikan, është ai që të bashkojë në një territor të caktuar gjithë stafin e Tesla, SpaceX si edhe Boring Co., në mënyrë që të gjitha fabrikat e tre kompanive që ai zotëron, të jenë të aksesueshme lehtësisht.

Në fakt, fabrikat gjenden po ashtu pranë Austin-it në Texas dhe ky konfigurim, mund të jetë një lëvizje fituese brilante nga ana e Musk, i cili do të përpiqet kështu të joshë talente të reja dhe punonjës energjikë, në mbretërinë e tij të vogël brenda SHBA-ve.

Share This Article