Manjati Elon Musk sërish kryeson listën emë të pasurve në botë duke tejkaluar miliarderin tjetër, themeluesin e brand-it luksoz, “Louis Vuitton”, Bernard Arnault. Pasuria e Musk sipas “Bloomberg” ka arritur në vlerën e 187 miliardë dollarëve neto.
Shëfi ekzekutiv I blogut “Twitter” dhe kompanisë “Tesla”, Elon Musk, është shpallur sërish njeriu më i pasur në botë dhe kjo falë rritjes së vlerës së aksioneve të Tesla-s.
Pasuria e manjatit ka arritur në 187 miliardë dollarë neto në 24 orët e fundit. Sipas Indeksit të miliarderëve të “Bloomberg”, që prej janarit të këtij viti, të ardhurat e tij janë rritur me 50.1 miliardë dollarë.
Në këtë mënyrë, 51-vjeçari, ka tejkaluar miliarderin tjetër, themeluesin e brand-it luksoz, “Louis Vuitton”, Bernard Arnault, i cili ka një pasuri prej 185 miliardë dollarësh, 2 miliardë më pak se Musk aktualisht.
Vlera e aksioneve të Tesla-s u rrit ndjeshëm, me thuajse 100% këtë janar, falë uljes së çmimit të automjeteve dhe rritjes së kërkesës nga investitorët.
Musk dhe Arnault, mbeten në krye të listës së më të pasurve në botë, duke lënë pas Jeff Bezos, themeluesin e Amazon, themeluesin e Microsoft Bill Gates dhe miliarderin investitor Uarren Buffett, që kanë respektivisht pasuri neto prej 117, 114 dhe 106 miliardë dollarë.
Musk mund të mbajë titullin aktual të personit më të pasur në botë, por ai gjithashtu mban një rekord për pasurinë më të madhe të humbur ndonjëherë në histori.
Në fund të vitit të kaluar, Musk u bë personi i parë që humbi 200 miliardë dollarë në pasuri, pasi vlera e parave neto ra nga rreth 340 miliardë dollarë në nëntor 2021 në 137 miliardë dollarë në dhjetor 2022.