Elseid Hysaj u prezantua te Lazio me këngë partizane, ultrasit e Lazios shpërthejnë dhe zbarkojnë në hotelin e skuadrës

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Fakti është se provokoi zemërimin e ultrasve të djathtë të Lazios ato që konsiderohen fashistë.Këto të fundit kërkuan shpjegime, fillimisht duke u paraqitur në klubin ku ishte vendosur skuadra

A mundet që një këngë e njohur botërisht si himn i luftës për liri të bëhet objekt polemikash? Padyshim që po, protagonist, për fatin e tij të keq, Elseid Hysaj, lojtari më i ri i Lazios, i cili u vu sërish nën urdhrat e Sarrit pas një përvojë të suksesshme 6-vjeçare te Napoli. Ai zgjodhi hitin ndërkombëtar Bella Ciao.

Nëse ishte një nderim për serialin e njohur “Casa de Papel”, apo ishte vetëm dëshira e tij e ligjshme për të kënduar himnin partizan të njohur të gjithë në të gjithë botën, pak rëndësi ka, fakti është se provokoi zemërimin e ultrasve të djathtë të Lazios ato që konsiderohen fashistë.

Këto të fundit kërkuan shpjegime, fillimisht duke u paraqitur në klubin ku ishte vendosur skuadra dhe pastaj në hotelin ku qëndron në grumbullim skuadra kryeqytetase. Pas ndërmjetësimeve të nevojshme, edhe të drejtorit sportiv të Lazios, Igli Tare, çështja u mbyll. Videoja e Hysajt duke kënduar Bella Ciao u zhdukën nga rrjetet sociale nga vetë lojtari sikur të kishte bërë një krim.

Share This Article