Elvis Pupa dhe bashkëshortja Belina akuzohen për kultivim kanabisi në Australi, aktori në arrati

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Elvis dhe Belina Pupa akuzohen në Australi për kultivimin e bimëve narkotike.

Mediat australiane shkruajnë se Belina Pupa, 39 vjeç, ka dalë para gjykatës pasi akuzohet se ka mbjellë 43 bimë kanabisi në pronën e saj në Ascot Park. Ndërsa bashkëshorti i saj, aktori i humorit Elvis Pupa, raportohet se është arratisur nga vendi.

Sipas mediave australiane, Belina doli në gjyq të martën duke kërkuar që të mos i kufizohet lëvizja, pasi duhet të udhëtojë jashtë shtetit për çështje pune. Sipas saj, zonja Pupa ka biznese në Shqipëri dhe SHBA, përveç se në Australi.

“Zonja Pupa është punonjëse sociale, terapiste dhe ka klientë në të gjithë botën, kryesisht në Shqipëri, SHBA dhe Australi. Ajo udhëton deri në 3 muaj çdo vit në Shqipëri. Prandaj kërkojmë që masa e sigurisë të mos kufizojë lëvizjet e saj, në mënyrë që të mund të udhëtojë në Shqipëri”, citohet të ketë thënë avokati i saj para gjykatës.

Sipas dokumenteve të gjykatës, të publikuara nga mediat australiane, ata kanë mbjellë kanabis nga janari deri në prill të këtij viti. Të martën, prokurorët kundërshtuan kërkesën e zonjës Pupa për të lëvizur jashtë Australisë, për shkak të akuzave të rënda dhe faktit që bashkëshorti i saj është në arrati.

Vendimi përfundimtar për Belina Pupën do të merret javën tjetër.

Share This Article