Agjencia Europiane e Barnave (EMA) deklaroi se nuk kishte “asnjë provë” për të mbështetur vendimin e autoriteteve gjermane për mosvaksinimin e nën 60-vjeçarëve, sipas DW.
”Qëndrimi i EMA-s është se një lidhje shkakësore me vaksinën nuk është provuar, por është e mundur dhe analizat e mëtejshme janë duke u zhvilluar”, deklaroi shefja e EMA-s, Emer Cooke.
”Sidoqoftë, sipas njohurive aktuale shkencore, nuk ka asnjë provë për të mbështetur kufizimin e përdorimit të kësaj vaksine në çdo popullatë”, u tha Cooke gazetarëve.
”Agjencia do të vazhdojë të shqyrtojë raportet e mpiksjeve të rralla të gjakut te njerëzit e vaksinuar”, shtoi ajo.
”Bazuar në të dhënat e EMA-s, ka pasur 4,8 raste të mpiksjes së rrallë të gjakut për një milion doza të administruara”, tha Cooke.
Cooke gjithashtu tha se ”kishte 0,2 raste për një milion doza të vaksinës Pfizer-BioNTech të administruara dhe zero raste për vaksinat Moderna, por kjo ka të ngjarë të ishte për shkak të përdorimit më të ulët të vaksinës Moderna në Europë”.