Emblema e UÇK-së në gëzhoja plumbash

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Besart Gashi, i cili vitin e kaluar kishte punuar portretin e komandantit Adem Jashari me 200 mijë gëzhoja fishekësh, në 21-vjetorin e Epopesë së UÇK-së ka ardhur me një tjetër punim.

Ai ka realizuar emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me gëzhoja fishekësh 9 mm.    

“Për nder të 21-vjetorit të rënies së Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe Familjes Jashari për nder të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës punova një emblemë të veçantë në vendin tonë me gëzhoja fishekësh 9 mm”, ka njoftuar Gashi.

Ai ka treguar se realizimi i kësaj embleme, cili ka dimension prej 60cm x 60cm, i ka marrë tre ditë kohë, ndërsa është punuar me 2100 copa gëzhoja.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply