Siç dhe ishte parashikuar, ditën e sotme, në orët e para të mëngjesit, në ambientet e hotel Rogner, Kryetari Basha po zhvillon një takim me delegacionin e Komisionit të Venecias për çështjen e emërimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Takim po zhvillohet në formën e një mëngjesi punë, me Kryeatrin Basha i cili është në krye të delegacionit të opozitës të përbërë nga nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi dhe ish deputeti Oerd Bylykbashi.
Pritet që pas këtij takimi të zhvillohet dhe një komunikim për media nga ana e tyre.