Emërohen 21 kardinalë /18 prej tyre kanë të drejtë vote për të zgjedhur pasuesin e papa Françeskut

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

21 klerikë katolikë nga të gjithë cepat e botës kanë marrë detyrën e kardinalit nga Papa Francesku. Në një ceremoni zhvilluar në sheshin Shën Pjetër, ati i shenjtë mirëpriti ata ë I quajti princërit e rinj të kishës, që pritet ta ndihmojnë atë në zbatimin e reformave që do të ndërmarrë dhe njëri prej të cilëve një ditë mund të bëhet pauses i tij.  

“Diversiteti është i rëndësishëm, është i nevojshëm. Megjithatë, secili pre jush duhet të japë kontributin e tij në këtë orkestër të përbashkët simfonike”, iu drejtua papa kardinalëve të rinj, mes të cilëve diplomatë, këshilltarë të tij të afërt dhe administratorë.

Duke caktuar 21 kardinalët e rinj, papa ka rritur numrin e kardinalëve të zgjedhur prej tij që kanë të drejtë vote për zgjedhjen e pasuesit të Franceksut. Në total janë 137 kardinalë me të drejtë vote, dhe rreth 73 për qind e tyre janë zgjedhur nga Ati i Shenjtë. 

Kjo përqindje rrit më tej mundësinë që papa i ardhshëm të ketë të njëjtin vizion me Franceksun për një kishë më progresive dhe përfshirëse.  Ceremonia e marrjes së detyrës nga kardinalët e rinj, erdhi disa ditë para se Ati i Shenjtë të drejtojë një takim të madh ipeshkvësh ku do të diskutohet e ardhmja e kishës katolike, në një kohë ku po diskutohen çështje që dikur konsideroheshin tabu, si roli I grave në kishë, katolikët që I përkasin komunitetit LGBT apo edhe beqaria e priftërinjve.

Share This Article