Flukset e paligjshme të emigrantëve po dëmtojnë të gjitha vendet në Mesdhe tha kryeministrja italiane Giorgia Meloni, e cila kërkon një aleancë të gjerë kombesh për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore.
Duke zbutur retorikën e saj të vijës së ashpër në të kaluarën, Meloni tha në një konferencë ndërkombëtare në Romë se qeveria e saj ishte e hapur për të pranuar më shumë njerëz përmes rrugëve ligjore pasi “Evropa dhe Italia kishin nevojë për imigrim”.
Meloni pohon se duhet bërë më shumë për të parandaluar migrantët që përpiqen të bëjnë kalimin e rrezikshëm të Mesdheut me mjete të paautorizuara.
“Emigracioni masiv i paligjshëm dëmton secilin prej nesh. Askush nuk përfiton nga kjo, përveç grupeve kriminale që pasurohen në kurriz të më të brishtëve dhe përdorin forcën e tyre edhe kundër qeverive që kushtëzojnë institucionet e tyre, duke rrezikuar qytetarët, ekonominë, stabilitetin politik dhe ekuilibrin demokratik”, deklaroi kryeministrja e Italisw.
BE-ja dhe Tunizia, një pikë kryesore nisjeje për emigrantët, nënshkruan javën e kaluar një marrëveshje “partneriteti strategjik” që përfshin goditjen e trafikantëve të qenieve njerëzore dhe shtrëngimin e kufijve. Evropa ka premtuar mbi 1 miliard euro ndihmë për të ndihmuar Tunizinë me ekonominë e saj të goditur, me 100 milionë euro të destinuara posaçërisht për trajtimin e migracionit të paligjshëm.