Emigrantët e paligjshëm në Evropë, Gjermania vendos kontrolle në kufijtë me Poloninë dhe Republikën Çeke

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!


Fluksi i lartë i emigrantëve të paligjshëm, ka detyruar qeverinë gjermane që të shtojë kontrollet në kufijtë e saj me shtetet fqinje, Poloninë dhe Republikën Çeke.

Ministria e Brendshme e Gjermanisë ka njoftuar se do të rivendosë kontrollet kufitare me të dy vendet, një veprim që ka hasur në kundërshtimin e fortë si nga qeveria e koalicionit ashtu edhe nga sindikatat, të cilët e kanë quajtur atë joefektiv.

Vendimi erdhi pasi Gjermania është vënë gjithnjë e më shumë nën presionin për të vepruar në lidhje me emigrantët e paligjshëm që synojnë territorin e saj. Vetëm në tetë muajt e parë të këtij viti, rreth 204.000 persona kanë aplikuar për azil në Gjermani, rreth 77% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas mediave liderët gjermanë janë nën presion për të goditur numrin në rritje të azilkërkuesve, shumë prej të cilëve tani po kalojnë kufijtë në Poloni dhe Republikën Çeke.

Nancy Fazer, ministrja e Brendshme e Gjermanisë, ka në plan që, të kryejë kontrolle në vendkalimet të njohura se përdoren shpesh nga kontrabandistët e njerëzve.

Këto kontrolle të përkohshme në pikat e përzgjedhura kufitare do të fillojnë në ditët në vijim.

Share This Article