ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Shkenca rrëzon mitin e moshës 18? Truri i njeriut nuk piqet plotësisht deri në moshën…  11 hours ago
Theu xhamin e mjetit të policisë me kokë! Autoritetet italiane arrestojnë 42-vjeçarin shqiptar agresiv  11 hours ago
Kishte rol administrativ brenda ISIS, Turqia kap anëtarin e grupit terrorist, i cili planifikonte sulme në Europë  11 hours ago
Kartolinat mbretërore të Krishtlindjeve kanë një pamje prekëse këtë vit 12 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 12 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Emigrantët e paligjshëm vijojnë të jenë problem për Mbretërinë e Bashkuar! Si shqiptarët po shfrytëzojnë ligjet vendase për të shmangur dëbimin

albnews by albnews
28 August, 2022
in Albania, UK
0
Emigrantët e paligjshëm vijojnë të jenë problem për Mbretërinë e Bashkuar! Si shqiptarët po shfrytëzojnë ligjet vendase për të shmangur dëbimin
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Një tjetër rast i kalimit të paligjshëm të emigrantëve me gomone drejt Mbretërisë së Bashkuar është konstatuar mbrëmjen e djeshme.

Ndërkohë, mëngjesin e sotëm, një anije e Institutit Kombëtar Mbretëror të Varkës së Shpëtimit (RNLI) u lokalizua në radar në anën ‘e gabuar’ të kufirit detar. Besohet se anija po përpiqej të shpëtonte emigrantët që tentonin të bënin udhëtimin e rrezikshëm drejt Britanisë së Madhe.

RelatedPosts

Sekretari Streeting: Britania duhet t’i bashkohet unionit doganor të BE-së

Britani e Madhe: Ndalohet zierja e karavidheve të gjalla si pjesë e masave kundër mizorisë ndaj kafshëve

Dosja e SPAK për AKSHI-n, Meçe tregon orët e rrëmbimit: Më thanë do të vrasim ty, grua, motër e nënë nëse bën denoncime

Sipas ligjit detar, anijet lejohen të kalojnë vetëm në territore të tjera për operacione kërkim-shpëtimi.

Një varkë franceze e institucioneve të zbatimit të ligjit, 43 metra e gjatë, u kap gjithashtu në softuerin e gjurmimit të anijeve duke hyrë në ujërat britanike në orën 9:04 të mëngjesit të djeshëm. Nuk është e qartë nëse dy varkat punonin në koordinim me njëra-tjetrën.

Një rekord prej 25 000 emigrantësh thuhet se kenë kaluar detin me gomone këtë vit. Deri të enjten, 24 231 persona kishin kaluar detin gjatë 2022. Vetëm që nga e hëna, 2 818 emigrantë kanë bërë udhëtimin nga Calais në Dover.

Shifrat e reja të marra nga The Mail të dielën sugjerojnë se emigrantët shqiptarë mund të shfrytëzojnë ligjet moderne të trafikimit për të shmangur dëbimin nga territori.

Statistikat nga departamente të ndryshme qeveritare të analizuara nga Migration Uatch UK tregojnë një rritje gati 320 për qind të njerëzve nga shteti ballkanik që pretendojnë se janë viktima të trafikimit gjatë dekadës së fundit.

Në vitin 2015, vetëm 600 emigrantë shqiptarë apeluan për ndihmë, duke u rritur në 2 511 të tillë në vitin 2021.

Këtë muaj, ish-ministri i Emigracionit Chris Philp tha se kur ishte në këtë pozicion midis 2019 dhe 2021, ai kishte parë emigrantët duke thënë se nuk ishin viktima të skllavërisë – vetëm për të ndryshuar historitë e tyre pasi kishin folur me avokatët.

Dje, RNLI raportoi se gra dhe fëmijë ishin midis një grupi tjetër njerëzish të nxjerrë në breg nga një varkë tjetër shpëtimi.

Rreth 40 njerëz u sollën në Dungeness në Kent përpara se të dërgoheshin në një strukturë përpunimi të Home Office.

Sipas të Drejtës Ndërkombëtare Detare, shërbimet e shpëtimit janë të detyruara të hyjnë në të gjitha ujërat, pavarësisht nga territoret për qëllime kërkim-shpëtimi.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Shkenca rrëzon mitin e moshës 18? Truri i njeriut nuk piqet plotësisht deri në moshën… 

Shkenca rrëzon mitin e moshës 18? Truri i njeriut nuk piqet plotësisht deri në moshën… 

23 December, 2025
Theu xhamin e mjetit të policisë me kokë! Autoritetet italiane arrestojnë 42-vjeçarin shqiptar agresiv 

Theu xhamin e mjetit të policisë me kokë! Autoritetet italiane arrestojnë 42-vjeçarin shqiptar agresiv 

23 December, 2025
Kishte rol administrativ brenda ISIS, Turqia kap anëtarin e grupit terrorist, i cili planifikonte sulme në Europë 

Kishte rol administrativ brenda ISIS, Turqia kap anëtarin e grupit terrorist, i cili planifikonte sulme në Europë 

23 December, 2025
Kartolinat mbretërore të Krishtlindjeve kanë një pamje prekëse këtë vit

Kartolinat mbretërore të Krishtlindjeve kanë një pamje prekëse këtë vit

23 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result