Emigrantët në Shqipëri për festa, fluks në Rinas

albnews
By
1 Min Read

Një fluks i lartë qytetarësh të cilët kanë ardhur nga vendet e tjera, për të festuar festat pranë familjeve të tyre është regjistruar ditën e sotme në Rinas.

Por ajo që bije më shumë në sy është se qytetarët nuk respektojnë masat anti-Covid, pasi shumë prej tyre janë pa maska.

Duket se dashuria për familjarët është më e madhe se frika për Covid pasi gjatë takimeve të tyre nuk kanë mungur puthjet dhe as përqafimet.

Kujtojmë se Shqipëria sot pezulloi fluturimet me Britaninë e Madhe për shkak të përhapjes së një lloji të ri të COVID, por ndërkohë që për të ardhurit nga Britania e Madhe është vendosur karantinë për 14 ditë.

“Nga Milano. Udhëtimi shkoi mirë përveç pjesës së pandemisë. Në Itali ishte goxha bosh dhe kontrolli ishte më i rreptë se këtu. Nuk është mirë se teksa po shkojmë drejt normalizimit, realiteti nuk është dhe as shpresëdhënës”, u shpreh një qytetar i ardhur.

Share This Article