Fluksi i emigrantëve ilegal shqiptar në Britaninë e Madhe vijon të jetë ende problematike. Më shumë se 1 mijë njerëz kanë kaluar në Kanalin Anglez me varka të vogla që nga e premtja. Lajmin e bën të ditur media GB News ku shkruan se kjo shifër është regjistruar në vetëm 72 orët e fundit.
Shifrat e fundit, shkruan GB News përgënjeshtrojnë deklaratat e kryeministrit britanik Rishi Sunak që pretendon se është reduktuar numri i emigrantëve ilegal me 20% krahasuar me një vit më parë.
Më shumë se 5.5 milionë paund në ditë shpenzohen aktualisht për sigurimin e akomodimit në hotel për azilkërkuesit”, shkruan media britanike.
Madje sipas ekspertëve detarë në Kent i kanë thënë GB Neës, se reduktimi i numrit të emigrantëve kishte të bënte më shumë me kushtet e këqija të motit gjatë muajve të fundit sesa me çdo ndryshim të politikës. Erërat e vazhdueshme verilindore kanë shtyrë kundër baticës mbizotëruese, duke ndezur valët dhe duke e bërë më të vështirë largimin nga plazhet franceze.
Kushtet në Kanal mbeten të paparashikueshme, por në shumicën e ditëve, disa varka po arrijnë të bëjnë udhëtimin drejt ujërave të Mbretërisë së Bashkuar.
Kryeministri britanik Rishi Sunak e cilësoi si të suksesshëm planin e qeverisë konservatore për të ndalur fluksin e emigrantëve. Sunak deklaroi se marrëveshja me Shqipërinë dhe vendet e tjera që hynin ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar ka patur ndikim të madh në frenimin e emigrantëve të paligjshëm. Ai u shpreh se janë reduktuar me 20% ndërkohë 1800 shqiptarë që po kryenin dënimin në burgjet angleze janë riatdhesuar në Shqipëri falë marrëveshjes mes dy shteteve.
Rama kritikoi homologun e tij britanik, Rishi Sunak për taktikat me shije të keqe të këtij të fundit lidhur me goditjen ndaj emigrantëve shqiptarë, që mbërrijnë ishullin me varka të vogla.
Britania ka luftuar prej kohësh për të frenuar numrin e të ardhurve në brigjet e saj jugore, por Sunak pretendon sukses për planin e tij lidhur me akordimin me vendet evropiane për të zbutur numrin e emigrantëve si dhe për të shtrënguar masat.