Emigranti nga Gjermania ofron miliona për të blerë shtëpinë e Ramush Haradinajt

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Prishtinë – Lideri i AAK-së dhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në deklarimin e pasurisë së tij në AKK, ka deklaruar shtëpinë prej 900 metra katrorë, në vlerë prej 300 mijë eurosh. Por, kjo shtëpi që gjendet në Prishtinë, duket të ketë vlerë më të madhe. Madje, tashmë për shtëpinë e Haradinajt është bërë dhe ofertë për ta blerë me një çmim tejet të lartë.

Kjo është bërë nga një emigrant, Driton Haliti nga Podujeva, i cili jeton në Gjermani. Për gazetën “Bota sot” ai ka thënë se shtëpinë e Haradinajt do ta blinte për 1.5 milionë euro.

Ai ka treguar se në Gjermani ka firmë të ndërtimit dhe se i di çmimet për shtëpi, ndaj duke u bazuar në këtë, ai ka thënë se ofron kaq para për shtëpinë e Haradinajt.

“Për 1 milionë e gjysmë unë e blej shtëpinë e Ramush Haradinajt. Kurdo që ai dëshiron mund të shkojmë te noteri dhe e nxjerr shtëpinë në emrin tim e ia dorëzoj paratë”, ka thënë Haliti në një bisedë telefonike për gazetën “bota sot”.

Sa vlejnë shtëpitë e Ramush Haradinajt? - news33.tv
Share This Article