Emiratet e Bashkuara Arabe shënojnë zero viktima të Covid-19

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Emiratet e Bashkuara Arabe nuk e kanë regjistruar asnjë viktimë të koronavirusit gjatë 24 orëve të kaluara. Lajmin e bëri të ditur princi i Abu Dabit, Mohammed Bin Zayed.

“Sot njoftojmë se ka pasur zero vdekje të lidhura me Covid-19 në Emiratet e Bashkuara Arabe në 24 orët e fundit. Mirënjohja jonë më e thellë për heronjtë tanë në vijën e frontit dhe për shoqërisë për përkushtimin e tyre në respektimin e masave parandaluese. Ne duhet t’i vazhdojmë përpjekjet e përbashkëta për ta luftuar këtë sfidë”, shkroi princi në Tëitter.

Hera e fundit kur Emiratet e Bashkuara nuk kanë shënuar viktima të koronavirusit për 24 orë ishte data 18 prill, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, shkruan “CNN”.

Të martën, në këtë shtet u regjistruan edhe 375 raste të reja të infektimeve dhe numri i përgjithshëm i të prekurve shkoi në 55.573 persona. Prej tyre, mbi 46,000 tashmë janë shëruar.

Në përgjithësi, Emiratet e Bashkuara Arabe i kanë testuar për koronavirus më shumë se katër milionë njerëz nga 11 milionë banorë sa janë gjithsej.

Ministri i Shëndetësisë njoftoi se dy vaksina tashmë kanë hyrë në fazën e tretë të testimit dhe 15,000 persona kanë qenë vullnetarë në këtë testim. Procesi ka filluar në qershor në bashkëpunim me Kinën.

Share This Article