Emiratet e Bashkuara Arabe po kufizon numrin e studentëve që futen në universitetet britanike nga frika se kampuset e tyre mund të radikalizohen lehtësisht prej grupeve islamiste.
Sipas gazetës së njohur britanike The Times, fondet shtetërore për bursa të studentëve që duan të shkojnë në Britani po kufizohen në këtë kohë.
Arsyeja duket të jetë nga fakti se grupet islamiste si Vëllazëria Mysliamane kanë qasje të lehtë në universitetet prestigjioze britanike.
Kjo organizatë me veprimtari kudo nëpër botë cilësohet si organizatë terroriste nga Emiratatet e Bashkuara Arabe. Ky shtet ka kërkuar edhe nga vendet europiane ta bëjnë të njëjtën gjë.
Sidoqoftë, qeveria e Emirateve nuk do t’i ndalojë të gjithë studentët të nisen drejt Britanisë. Familjet më të pasura do të lejohen që t’i dërgojnë fëmijët në Britani nëse duan, por për këtë duhet të paguajnë vetë dhe jo të marrin bursa.


