Emiriana Sako dhe Kandidati socialist për Bashkinë Gramsh, Besion Ajazi, ishin në Durrësin e Ri (video)

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mandati i ardhshëm 4-vjeçar do të jetë mandati i transformimit të gjithë zonës së Durrësit të Ri, duke nisur nga projektet e infrastrukturës dhe deri tek projektetet madhore që kanë ndikim jo vetëm për bashkinë e Durrësit, por edhe më gjerë. Kështu është shprehur kryebashkiakja e Durrësit Emiriana Sako, njëkohësisht kandidate e Partisë Socialiste për zgjedhjet e 14 majit në një takim me banorë të komunitetit gramshiot në Durrësin e Ri dhe Spitallë. Në këtë takim mori pjesë edhe kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë e Gramshit, Besion Ajazi.
Kandidati soacialist për kryetar bashkie në Gramsh, Besion Ajazi, në përshëndetjen e tij tha se, ashtu si në Durrës, Partia Socialiste është një forcë transformuese që ka sjellë dhe do të vazhdojë sjellë ndryshime rrënjësore në gjithë vendin.

Në këtë takim kryebashkiakja Emiriana Sako iu ka bërë thirrje banorëve që të votojnë këshilltarët e Partisë Socialiste, ku pjesë e këshilltarëve janë edhe pjestarë të këtij komuniteti. Bashkia e Durrësit do të kryejë rehabilitimin e një blloku të tërë banimi, model i cili do shtrihet në gjithë territorin Spitallë-Durrësi i ri. Si pjesë e vizionit të bashkisë, e gjithë kjo zonë do të preket nga trasnformimi urban duke u nisur nga projektet në infrastrukturë, në ndërtimin e qendrave të reja shëndetësore, kënde lojërash për fëmijë, hapësira të dedikuara për moshën e tretë dhe deri tek projektet madhore që kanë ndikim jo vetëm për bashkinë e Durrësit, por edhe më gjerë.

Share This Article