Emirjana Sako zgjdhet në krye të Bashkisë së Durrësit
Këshilli Bashkiak i Durrësit ka zyrtarizuar emrin e Emirjana Sakos, si kryetarja e re e komanduar e Bashkisë së Durrësit.
Sako u zgjodh fill pas dorëheqjes së Zhyljen Varfajt, i cili e mori detyrën si kryetar i komanduar dhe më pas dha dorëheqjen për arsye shëndetësore.
“I gjendur para një situate krejtësisht të pafavorshme, madje me rrezik të shtuar për shëndetin tim, parashtroj dhe jap dorëheqjen time të parevokueshme nga detyra dhe funksionet e ngarkuara”, shkruajte Varfaj në një postim në profilin e tij në Facebook.
Kujtojmë se në Bashkinë e Durrësit situate me pushtetin vendor mbetet ende kaotike fill pas dorëheqjes së dha e zgjedhura e socialistëve Valbona Sako. Ish- kryetarja e bashkisë Durrës dha dorëheqjen vetëm disa orë pas një deklarate (gafe) në media, në kohën kur fokusi kryesor ishte tërmeti dhe 51 viktimat që shkaktuan lëkundjet e 26 nëntorit.