Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, është pritur në takim nga presidentja Vjosa Osmani.
Takimi midis Osmanit dhe Sorensenit ka filluar disa minuta para orës 10:00. Kjo është vizita e parë zyrtare e Sorensenit në Kosovë që kur ka marrë detyrën.
Në këto momente, Sorensen është duke zhvilluar takimin në selinë e Qeverisë me kryeministrin Albin Kurtin.