Emisari Lajçak: Jam krenar për bashkëpunimin BE-SHBA gjatë mandatit tim

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Emisari në largim i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka deklaruar se është krenar për bashkëpunimin e BE-së me Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë mandatit të tij.

Përmes një postimi në rrjetin social ‘X’ ai ka shkruar për takimin me zëvendësndihmës sekretarin amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof dhe ndihmës sekretarin James O’Brien.

“Misioni im i parë më 2025 më çoi në SHBA. Në Washington DC kam pasur diskutim gjithëpërfshirës mbi Ballkanin Perëndimor me Kasanofin.

Jam krenar për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm BE-SHBA gjatë mandatit tim”, ka shkruar ai.

Bashkimi Evropian një ditë më parë konfirmoi se është në proces të përzgjedhjes së pasuesit të Lajçakut.

Ai do të jetë në postin e lehtësuesit në dialogun Kosovë-Serbi deri në fund të janarit.

Share This Article