Emmanuel Macron do të vizitojë Egjiptin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti francez Emmanuel Macron do të udhëtojë në Kajro të mërkurën pas vizitës së tij në Jordani.

Lajmi u konfirmua për CNN nga Pallatit Elysee.

Macron pritet të takohet me presidentin egjiptian Abdel Fattah El-Sisi për të diskutuar situatën në Lindjen e Mesme.

– Advertisement –

Presidenti i SHBA Joe Biden, Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken dhe kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak kanë realizuar shumë takime ditët e fundit ndërsa lufta e Izraelit kundër Hamasit kërcënon të dobësojë marrëdhëniet midis liderëve perëndimorë dhe arabë.

Të martën, presidenti francez udhëtoi për në Tel Aviv për të shprehur solidaritetin pas vrasjes së 1,400 civilëve nga Hamasi gjatë sulmit të tij në shkallë të gjerë ndaj Izraelit dhe për të diskutuar një zgjidhje mes dy shteteve, tha të hënën një burim i Pallatit Elysee.

Por udhëheqësit arabë kanë shprehur zhgënjimin me liderët perëndimorë pasi sipas tyre ata kanë dështuar në dënimin e vdekjes së më shumë se 5,000 civilëve, duke përfshirë të paktën 2,055 fëmijë, nën bombardimet izraelite në Gaza.

Share This Article