ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Irani pranon shkatërrimin e impianteve bërthamore nga sulmet amerikane 2 hours ago
Kina përgatitet për tajfunin Ragasa, evakuon gati dy milionë njerëz 2 hours ago
Çfarë po ndodh me Wizz Air Abu Dhabi 4 hours ago
Super Tajfuni Ragasa godet Hong Kongun, numri i viktimave në Taiwan rritet 6 hours ago
Mourinho dhe Benzema sërish bashkë te Benfica? 12 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Emocione dhe krenari, rrëfimi i ish-ushtarit të UÇK-së për ditën e pavarësisë

albnews by albnews
17 February, 2025
in Kosova
0
Emocione dhe krenari, rrëfimi i ish-ushtarit të UÇK-së për ditën e pavarësisë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agron Kajtazi nga Drenica ishte 16-vjeçar kur mori vendimin për t’iu bashkuar luftës çlirimtare në mbrojtje nga Serbia pushtuese.

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agron Kajtazi nga Drenica ishte 16-vjeçar kur mori vendimin për t’iu bashkuar luftës çlirimtare në mbrojtje nga Serbia pushtuese.

RelatedPosts

Dy vite nga sulmi në Banjskë, Ambasada britanike kërkon që Radoiçiq të dalë para drejtësisë

Dy vjet pa aktakuzë për Banjskën në Serbi, Radoiçiç ende i lirë në Beograd

Ambasadori britanik: Udhëheqësit politikë në Kosovë t’i respektojnë vendimet e Kushtetueses

Ai e nisi luftën me një pushkë gjuetie, ditën kur u rrethua Prekazi legjendar më 5 mars të vitit 1998. 27 vjet më pas, ai në Prekaz vjen bashkë me shokët tjerë të luftës për të nderuar sakrificën e familjes Jashari dhe komandantit legjendar Adem Jashari.

Ai për KosovaPress kujton 17 shkurtin e vitit 2007, kur Kosova u shpall shtet i pavarur.

Kajtazi: Uroj që për mijëra vjet ta festojmë atë ditë

“Nuk do ta harrojë asnjëherë atë ditë, isha i angazhuar në pritje në atë kohë të kryeministrit që e shpalli pavarësinë dhe e pritnim të vinte në Skenderaj, ka qenë një ditë e ftohtë në aspektin e motit por aq e nxehtë në aspektin e dashurisë për vendin edhe ditës dhe datës që vërtetë ka lënë mbresa për gjithmonë dhe uroj që për mijëra vjet ta festojmë atë ditë, atë datë dhe në vazhdimësi 17 shkurtin ta festojmë me plot dashuri dhe respekt e kujtim për gjithë ata që ranë për këtë ditë”, thotë ai për KosovaPress.

Si një nga ushtarët e rinj të UÇK-së, ai tregon se si kishte vendosur që t’i bashkohet luftës çlirimtare.

Kajtazi: Kam qenë një prej ushtarëve më të rinj në brigadën 112

“Unë gjatë luftës kam qenë një prej ushtarëve më të rinj në brigadën 112, realisht kam qenë 16-vjeç që e kam marrë pushkën. Por realisht nuk kam qenë ai që e kam marrë atë guxim ose atë trimëri por një brum i gatuar me kohë prej familjes, prej shoqërisë, prej vendit ku jetojë, e kanë bërë që unë të dalë prej vetvetes ashtu edhe si shumë të rinj tjerë, të cilët nuk e kanë ndjerë frikën. Ndoshta më shumë frikohemi sot për ato ditë se sa atëherë që jemi frikuar. Realisht e kemi parë të rrugës, të nevojshme dhe sublimojë me një krenari tepër të madhe që sot edhe zogjtë e malit qe jetojnë në natyrë e ndjejmë si barrë mbi supet tona sot këndojnë nga vlera jonë shoqërore, nga vlera e luftës çlirimtare. Nuk ka qenë e lehtë por ka qenë ditë dhe vendim i duhur për kohën kur ka pasur nevojë vendi jonë”, rrëfen ai.

Mes emocioneve, ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës thotë se 17 shkurti është prej datave me të rëndësishme për vendin.

Kajtazi: Nuk ndihemi bash të plotë pa prezencën e krerëve të UÇK-së

“Është një prej datave më të rëndësishme të vendit tonë, të Kosovës tonë, sepse sublimojë mbi gjithë atë sakrificë shekullore, të njerëzve tanë, të dëshmoreve, të martirëve. Mbi një sakrificë vërtetë të rëndë e të gjatë ndër breza, prandaj sot është një festë e madhe për vendin tonë, sot është një ditë që duhet t’i nderojmë ata që na e bënë të mundshme këtë festë, këtë gëzim. Nuk ndihemi bash të plotë pa prezencën e krerëve të UÇK-së që mbahen padrejtësisht në Hagë dhe sot i mungojnë kesaj date”, deklaron ai.

Në 17 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, në kompleksin memorial “Adem Jashari” me qindra qytetarë kanë bërë homazhe në nderim të familjes Jashari. /Sh.Pajaziti/kosovapress

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Irani pranon shkatërrimin e impianteve bërthamore nga sulmet amerikane

Irani pranon shkatërrimin e impianteve bërthamore nga sulmet amerikane

24 September, 2025
Kina përgatitet për tajfunin Ragasa, evakuon gati dy milionë njerëz

Kina përgatitet për tajfunin Ragasa, evakuon gati dy milionë njerëz

24 September, 2025
Çfarë po ndodh me Wizz Air Abu Dhabi

Çfarë po ndodh me Wizz Air Abu Dhabi

24 September, 2025
Super Tajfuni Ragasa godet Hong Kongun, numri i viktimave në Taiwan rritet

Super Tajfuni Ragasa godet Hong Kongun, numri i viktimave në Taiwan rritet

24 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result