Mesfushori Christian Eriksen e ka luajtur ndeshjen e parë me fanellën e skuadrës së Brentfordit të hënën për ta festuar ditëlindjen e tij të 30-të.
Ai u paraqit në një ndeshje miqësore të ekipit anglez dhe kjo ishte hera e parë që Eriksen luajti pas kolapsimit që e pati në fushë para tetë muajve.
Eriksen muajin e shkuar iu bashkua Brentfordit si lojtar i lirë ndërsa u aktivizua për 60-të minuta në miqësoren ndaj Southend Unitedit. Kjo ndeshje përfundoi 3:2 për Brentfordin ndërsa u zhvillua prapa dyerve të mbyllura.
Ai asistoi njërin prej golave të Brentfordit dhe pati një rast të mirë shënimi por që portieri kundërshtar ia mohoi golin. Danezi ishte titullar në këtë takim dhe u zëvendësua në minutën e 60-të.