ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Reforma pretendon se tani ka më shumë anëtarë sesa Partia Laburiste. 12 hours ago
Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video) 12 hours ago
Kamerat regjistrojnë balenat vrasëse në provat e para të gjuetisë së përbashkët me delfinë (video) 12 hours ago
Tifozë të tërbuar pushtojnë fushën gjatë një eventi të Messit në Indi (video) 12 hours ago
Plani i ri i Trumpit: Europa në plan të dytë, afrime me Italinë, Poloninë, Austrinë dhe Hungarinë 12 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Emrat e rinj të ambasadorëve dhe të emisarëve të BE-së në Ballkanin Perëndimor

albnews by albnews
15 April, 2024
in Bota
0
Emrat e rinj të ambasadorëve dhe të emisarëve të BE-së në Ballkanin Perëndimor
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ajo që ishte kuptuar kohë më parë nga burimet diplomatike të Radios Evropa e Lirë, lidhur me rotacionin e madh të ambasadorëve të Bashkimit Evropian nëpër botë, tashmë dihet edhe publikisht.

Sekretari i Përgjithshëm i Shërbimit të Veprimit të Jashtëm të BE-së, Stefano Sanino, ua ka dërguar vendeve anëtare listën me emrat e ambasadorëve dhe të të dërguarve të posaçëm, të cilët i ka emëruar kryediplomati i bllokut evropian, Josep Borrell.

RelatedPosts

Pritë nga ISIS, vriten dy ushtarë amerikanë dhe një përkthyes në Siri

Bjellorusia liron 123 të burgosur pas heqjes së sanksioneve nga SHBA

Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video)

Radio Evropa e Lirë e ka siguruar këtë listë dhe aty shihet se një ndryshim mjaft i madh është bërë edhe në postet që kanë të bëjnë me vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Kjo listë pritet të bëhet publike shpejt edhe nga Shërbimi i Veprimit të Jashtëm të BE-së.

Në kuadër të rotacionit në postet diplomatike të BE-së, lehtësuesi i tashëm i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak është emëruar nga Borrell si ambasador i Bashkimit Evropian në Zvicër.

Në këtë listë nuk ekziston ndonjë emër i pasardhësit të Lajçakut në rolin e të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialog mes Kosovës dhe Serbisë.

Për këtë, Shërbimi i Veprimit të Jashtëm të BE-së, në bashkëpunim me vendet anëtare, pritet të vendosë më vonë, mundësisht gjatë verës.

Mandati do t’i përfundojë dhe shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë, që njëherësh është edhe Përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për Kosovën, Tomas Sonyongut.

Në vend të tij, Zyrën e BE-së në Prishtinë do ta udhëheqë ambasadori aktual i Estonisë në BE, Aivo Ora.Shefi i ardhshëm i Zyrës së BE-së në Kosovë ka përvojë në rajonin e Ballkanit, pasi më herët ka shërbyer si shef i delegacionit të BE-së në Maqedoninë e Veriut dhe si shef i delegacionit të BE-së në Mal të Zi.

Në kuadër të këtij rotacioni, diplomati italian, Luigi Soreca, është emëruar shef i delegacionit të BE-së në Sarajevë, që krahas Kosovës, është, po ashtu, pozitë më e lartë sesa ajo e ambasadorëve në vendet tjera të rajonit, pasi ka statusin e Përfaqësuesit të Posaçëm të BE-së.

Gjatë karrierës së tij diplomatike, Soreca ka qenë ambasador i Bashkimit Evropian në Shqipëri.Ambasadori i tashëm i BE-së në Sarajevë, Johann Sattler, do të mbetet në rajon, pasi Borrelli e ka emëruar si ambasador të BE-së në Mal të Zi.

Ambasador i Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut do të jetë diplomati grek Rokas Michalis.

Deri tani ai ka qenë ambasador i Bashkimit Evropian në Meksikë. Nga zyrtarët që kanë pasur pozita të lidhura me Ballkanin Perëndimor është edhe ajo që deri tash ka pasur Angelina Eichhorst.

Ajo është drejtore menaxhuese për Evropën në Shërbimin e Veprimit të Jashtëm të BE-së. Më herët ajo ka qenë zëvendësdrejtore menaxhuese dhe zyra e saj ka qenë e angazhuar në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, para se të emërohej Lajçak si i dërguar i posaçëm për dialog.

Angelina Eichhorst është emëruar ambasadore e Bashkimit Evropian në Egjipt. Nga lista e të emëruarve nga ana e Borrellit shihet se shumica e madhe e tyre janë ose diplomatë të vendeve anëtare, ose funksionarë të Shërbimit të Veprimit të Jashtëm të Bashkimit Evropian.

Edhe pse politika e jashtme vazhdon të jetë kompetencë nacionale e vendeve anëtare, Bashkimi Evropian ka një politikë të përbashkët të jashtme dhe të sigurisë, dhe një shërbim mjaft të madh diplomatik nëpër botë.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Reforma pretendon se tani ka më shumë anëtarë sesa Partia Laburiste.

Reforma pretendon se tani ka më shumë anëtarë sesa Partia Laburiste.

13 December, 2025
Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video)

Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video)

13 December, 2025
Kamerat regjistrojnë balenat vrasëse në provat e para të gjuetisë së përbashkët me delfinë (video)

Kamerat regjistrojnë balenat vrasëse në provat e para të gjuetisë së përbashkët me delfinë (video)

13 December, 2025
Tifozë të tërbuar pushtojnë fushën gjatë një eventi të Messit në Indi (video)

Tifozë të tërbuar pushtojnë fushën gjatë një eventi të Messit në Indi (video)

13 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result