EMRAT/ Efektivi i Forcave Speciale plagosi me armë 55-vjeçarin në Tiranë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me plagosjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e Kombinatit në Tiranë.

Mësohet se efektivi i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Tiranë, Lutfi Gjyla ka plagosur me armë zjarri në këmbë 55-vjeçarin Murteza Lika.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20.30 në rrugën “Llazi Miho” në ambientet e jashtme të një lokali.

Shërbimet e Komisariatit të policisë nr. 6 kanë bërë të mundur kapjen e autorit dhe shoqërimin e tij në komisariat bashkë me armën e zjarrit. Nga kryerja e testit të alkoolit ka rezultuar i dehur në masën 1.045 mg/l.

Mësohet gjithashtu se , 48-vjeçari Lutfi Gjyla ka rreth 25 vite punonjës policie. Po të njëjtën ditë një tjetër ngjarje ka tronditur Policinë e Shtetit. Një punonjës policie ka qëlluar me armë zjarri kolegun e tij në rrethana ende ta paqarta në Komisariatin nr. 3 në Tiranë. /

Share This Article