Emrat/ Kryesocialisti propozon sekretariatin e ri të PS-së

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i PS, Edi Rama në Asamblenë Kombëtare të PS-së, paraqiti kandidaturat për Sekretarët e rinj të socialistëve. Sipas tij, me propozim të sekretarit të Përgjithshëm në detyrë Blendi Klosit kërkohet miratimi i strukturës dhe përbërjen së re të sekretariatit të ri ekzekutiv të partisë, i cili do ti nënshtrohet votëbesimit të Asamblesë në Kongres.

“Na duhet një diskutim gjithëpërfshirës, shterues dhe mobilizues prandaj dhe unë propozoj si fillim asamblesë thirrjen në fillim të tetorit kongresin e jashtëzakonshëm, ku qeveria nga njëra anë dhe lidershipi i ri i partisë të paraqesë platformat e tyre të veprimit dhe pastaj gjërat shtrohen në një diskutim dhe të vihen në zbatim në të gjitha nivelet e qeverisë dhe të partisë”, u shpreh Rama.

Sekretari i Organizimit, Ardian Çela.

Sekretar i Burimeve Njerëzore Eduard Ndreca.

Sekretare e Gruas, Evis Kushi.

Sekretar Dixhital dhe i Rinisë Etjen Xhafaj.

Sekretare e Marrëdhënieve me Jashtë, Romina Kuko.

Sekretar i Çështjeve Zgjedhore, Eridjan Salianji.

Sekretare e Programit, Milva Ekonomi.

Share This Article