ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Incident në Teatrin e Operas, sopranoja Eva Golemi dërgohet në spital pas rrëzimit në skenë 59 minutes ago
Jeton në Brazil, urdhërohet arrestimi i Ervin Matës 1 hour ago
Ende mister vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë, hetimet asnjë pistë konkrete 1 hour ago
Deklarata e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, se “Kosova është pjesë e Serbisë”, duhet t’i zgjojë shqiptarët juridikisht. 2 hours ago
Arrestohen 3 shqiptarë në Spanjë, sekuestrohen 16 kg kokainë me vlerë më shumë se 500,000 euro. Ja ku e kryenin aktivitetin… 2 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Shqiperia

EMRAT/ Përfituan 9 mln lekë dhe 10 mijë USD rryshfet në këmbim të heqjes së gjobës ndaj një subjekti, GJKKO lë në burg një nga inspektorët e ISHT-it, tjetri në arrest shtëpie

albnews by albnews
28 September, 2025
in Shqiperia
0
EMRAT/ Përfituan 9 mln lekë dhe 10 mijë USD rryshfet në këmbim të heqjes së gjobës ndaj një subjekti, GJKKO lë në burg një nga inspektorët e ISHT-it, tjetri në arrest shtëpie
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Në vijim të hetimeve të SPAK për një cështje penale të regjistruar ndaj 2 inspektorëve të Inspektoratit Shtetëror Teknik Industrial (ISHTI), Gjykata e Posaçme caktoi masat e sigurisë, “arrest në burg”, ndaj shtetasit Olsi Jarazi me detyrë inspektor pranë Inspektoratit Shtetëror Teknik Industrial dhe “arrest në shtëpi”, ndaj shtetasit
Luan Sadikaj, ish-inspektor pranë Inspektoratit Shtetëror Teknik Industrial (ISHTI), bazuar në nenin 237 të Kodit të Procedurës Penale.

RelatedPosts

Deklarata e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, se “Kosova është pjesë e Serbisë”, duhet t’i zgjojë shqiptarët juridikisht.

Arrestohen 3 shqiptarë në Spanjë, sekuestrohen 16 kg kokainë me vlerë më shumë se 500,000 euro. Ja ku e kryenin aktivitetin…

EMRI/ I dënuar me 7 vite burgim për mashtrim kompjuterik, arrestohet 37-vjeçari

Nga hetimet proaktive dhe metodat speciale të hetimit, të kryera nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) ka rezultuar se në datën 1.11.2021, të hetuarit O.L. dhe L.S., kanë marrë shumat monetare 900.000 (nëntëqind mijë) lekë dhe 10.000 (dhjetë mijë) dollarë.

Hetimet kanë provuar se kjo shumë është marrë nga dy inspektorët e ISHTI-t, të caktuar për inspektim tek subjekti privat J.S. me vendndodhje në Korçë, me qëllim për të mos e ndëshkuar me masë administrative, subjektin privat J.S., i cili ushtronte aktivitet tregtar pa dokumentacionin e nevojshëm tekniko-ligjor dhe licensën përkatëse.

Njoftimi i plotë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në kuadër të hetimeve të një çështjeje penale të regjistruar për “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”*, kryer në bashkëpunim, ka kërkuar dhe marrë miratimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për caktimin e masave të sigurimit personal ndaj dy shtetasve. Në datën 23.09.2025, me vendimin nr. 95, Gjykata e Posaçme miratoi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për caktimin e masës së sigurimit personal:

“Arrest në burg”, ndaj shtetasit O.J., me detyrë inspektor pranë Inspektoratit Shtetëror Teknik Industrial (ISHTI), bazuar në nenin 238 të Kodit të Procedurës Penale;

“Arrest në shtëpi”, ndaj shtetasit L.S., ish-inspektor pranë Inspektoratit Shtetëror Teknik Industrial (ISHTI), bazuar në nenin 237 të Kodit të Procedurës Penale.

Masat e sigurimit janë ekzekutuar më 27.9.2025, me ndihmën e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Procedimi penal

Në datën 5.3.2025, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar procedimin penal nr.44të vitit 2025, mbi bazën e akteve të procedimit penal nr. 385/1 të vitit 2023 të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parëtë Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 244, paragrafi 2 dhe 259, paragrafi 2 e 25 te Kodit Penal, i cili u dërgua për kompetencë në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Hetimet dhe gjetjet

Nga hetimet proaktive dhe metodat speciale të hetimit, të kryera nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) ka rezultuar se në datën 1.11.2021, të hetuarit O.L. dhe L.S., kanë marrë shumat monetare 900.000 (nëntëqind mijë) lekë dhe 10.000 (dhjetë mijë) dollarë.

Hetimet kanë provuar se kjo shumë është marrë nga dy inspektorët e ISHTI-t, të caktuar për inspektim tek subjekti privat J.S. me vendndodhje në Korçë, me qëllim për të mos e ndëshkuar me masë administrative, subjektin privat J.S., i cili ushtronte aktivitet tregtar pa dokumentacionin e nevojshëm tekniko-ligjor dhe licensën përkatëse.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Incident në Teatrin e Operas, sopranoja Eva Golemi dërgohet në spital pas rrëzimit në skenë

Incident në Teatrin e Operas, sopranoja Eva Golemi dërgohet në spital pas rrëzimit në skenë

28 September, 2025
Jeton në Brazil, urdhërohet arrestimi i Ervin Matës

Jeton në Brazil, urdhërohet arrestimi i Ervin Matës

28 September, 2025
Ende mister vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë, hetimet asnjë pistë konkrete

Ende mister vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë, hetimet asnjë pistë konkrete

28 September, 2025
Deklarata e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, se “Kosova është pjesë e Serbisë”, duhet t’i zgjojë shqiptarët juridikisht.

Deklarata e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, se “Kosova është pjesë e Serbisë”, duhet t’i zgjojë shqiptarët juridikisht.

28 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result