EMRAT/ Plagosja e 18-vjeçares te hoteli ‘Gjuta’ në Sauk! Në pranga babai dhe kushëriri i të dashurit të saj

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Policia njofton se në pranga ranë Saimir dhe Elvir Gjuta, për moskallëzim të krimit.

TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar babain dhe kushëririn e Erisjaldo Gjuta, i dashuri i 18-vjeçares u vetëplagos. Policia njofton se në pranga ranë Saimir dhe Elvir Gjuta, për moskallëzim të krimit.

I dashuri i 18-vjeçares, Erisjaldo Gjuta posedonte pistoletën që e dashura e tij u vetëplagos. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 14 shkurtit në Hotel “Gjuta” në Sauk.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve kundër Jetës dhe Pronës kapën shtetasit S. Gj. dhe E. Gj., të cilët ishin shpallur në kërkim për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, kryer në bashkëpunim, për ngjarjen e ndodhur më datë 14.02.2026, në Sauk, ku u vetëplagos një 18-vjeçare. Pas konsultimit me Prokurorin, u vendos që këta shtetas të hetohen në gjendje të lirë.”, sqaron policia.

Si ndodhi ngjarja?

Natalia Murati, 18 vjeçe u plagos me armë zjarri në hotel Gjuta në zonën e Saukut në Tiranë, në pronësi të familjes së të dashurit të saj më 14 shkurt.  Lidhur me ngjarjen, policia ka arrestuar dy nga pronarët e hotelit, ndërsa dy anëtarë të familjes Gjuta vazhdojnë të jenë në kërkim. Pasi 18-vjeçarja ka mbërritur në spital, policia ka këqyrur kamerat e sigurisë dhe ka zbuluar se ngjarja ka ndodhur të Hotel Gjuta, duke çuar në arrestimin e pronarëve Vladimir Gjuta, xhaxhai i 22-vjeçarit me të cilin vajza kishte raport intim, dhe Mirvete Gjuta, nëna e tij, të akuzuar për veprat penale “Moskallëzim i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”./Dosja.al

Share This Article