ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili merret zyrtarisht nën hetim për tentativën e hakerimit të SPAK 8 hours ago
Protesta e të hënës, Tedi Blushi takim me Berishën 8 hours ago
Ministrat i kërkojnë kryeministrit të shkarkojë këdo që qëndronte pas informimeve anonime 8 hours ago
Ndihmë franceze, Algjeria liron romancierin e burgosur në qendër të krizës diplomatike 14 hours ago
Trump nënshkruan projektligjin e shpenzimeve për t’i dhënë fund mbylljes më të gjatë në historinë e SHBA-së 14 hours ago
Next
Prev
Home Albania

EMRAT/ SHBA sanksionon familjen shqiptare Hysa, akuza për pastrim parash në llogari të kartelit meksikan përmes ‘perandorisë’ së kazinove

albnews by albnews
13 November, 2025
in Albania
0
EMRAT/ SHBA sanksionon familjen shqiptare Hysa, akuza për pastrim parash në llogari të kartelit meksikan përmes ‘perandorisë’ së kazinove
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Thesari i Shteteve të Bashkuara të enjten vendosi sanksione ndaj anëtarëve të familjes shqiptare Hysa në Meksikë, duke e akuzuar atë se e ka përdorur perandorinë e kazinove dhe restoranteve si mbulesë për pastrimin e parave të kartelit meksikan, Sinaloa.

Thesari amerikan tha se “Grupi i Krimit të Organizuar Hysa (HOCG) u godit sot pas një pune të përbashkët mes Shteteve të Bashkuara dhe Qeverisë së Meksikës”.

RelatedPosts

VIDEO/ Zbulohet kush ishte ministri që kaloi pak sekonda pas atentatit në Rinas

2019-2023, vetëm 4 qarqe kanë rritur peshën në ekonomi, 8 të tjerat në rënie

VIDEO/ Rama shpërthen me tone kërcënuese në Romë, përplasje brenda PS-së?

“Shtetet e Bashkuara dhe Meksika po punojnë së bashku për të luftuar pastrimin e parave në sektorin e lojërave të fatit në Meksikë. Mesazhi ynë për ata që mbështesin kartelet është i qartë: Do të mbaheni përgjegjës”, tha nënsekretari i Thesarit për Çështjet e Terrorizmit dhe Inteligjencën Financiare, John K. Hurley.

Në përgjithësi, në listën e zezë janë futur 27 individëve dhe entiteteve.

Familja Hysa në të kaluarën ka mohuar publikisht çdo lidhje me krimin e organizuar.

Kush është familja Hysa dhe për çfarë akuzohen?
Sipas Thesarit, familja Hysa, apo HOCG, përfshin anëtarët e familjes, Luftar Hysa, Arben Hysa, Ramiz Hysa, Fatos Hysa dhe Fabjon Hysa.

Kjo familje akuzohet se e ka përdorur ndikimin e vet përmes investimeve ose kontrollit mbi biznese të ndryshme me bazë në Meksikë – duke përfshirë lokale bastesh dhe restorante – për t’i pastrim paratë e përfituara nga trafiku i narkotikëve.

SHBA-ja beson se HOCG vepron me pëlqimin e kartelit Sinaloa, i cili mban kontroll kriminal mbi pjesën më të madhe të territorit ku grupi zhvillon aktivitetet e tij.

Luftari, i cili jeton mes Meksikës dhe Kanadasë, shihet shpesh në media si një nga anëtarët kryesorë të familjes Hysa, duke dhënë intervista publike mbi bizneset e familjes në Meksikë dhe Evropë.

Luftari, Fatosi, Arbeni dhe Fabjoni kanë punuar ngushtë me një person amerikan për pastrimin e parave, përfshirë transportimin e sasive të mëdha të parave të gatshme nga Meksika në Shtetet e Bashkuara, ku kompania e atij personi amerikan është përdorur për pastrimin  e parave, sipas Thesarit amerikan.

Luftari dhe Arbeni kanë përdorur një entitet me bazë në Evropë për t’u pasuruar nga pastrimi i parave të paligjshme që i përkisnin personave të dyshuar për trafik narkotikësh. Luftar gjithashtu zotëron ose drejton disa kompani që përdoren nga familja Hysa.

Arbeni zotëron ose drejton disa kompani që përdoren nga familja Hysa në Meksikë. Ai gjithashtu është përfshirë në kontrabandimin e sasive të mëdha të parave të gatshme në Shtetet e Bashkuara me synimin për t’i pastruar ato, si dhe në përdorimin e lokaleve të lojërave të fatit dhe restoranteve luksoze në Meksikë për t’i pastruar paratë e drogës.

Ramizi ka qenë i përfshirë në përdorimin e lokaleve të lojërave të fatit dhe restoranteve luksoze në Meksikë si mbulim për pastrimin e parave nga shitja e narkotikëve.

Fatosi, së bashku me Luftarin, Arbenin dhe Fabjonin, kanë qenë të përfshirë në kontrabandimin e sasive të mëdha të parave të gatshme në Shtetet e Bashkuara për t’i pastruar më vonë.

Fatosi dhe Fabjoni kanë qenë gjithashtu të përfshirë në përdorimin e një entiteti me bazë në Evropë për t’u pasuruar nga pastrimi i parave të paligjshme që u përkisnin personave të dyshuar për trafik narkotikësh.

Me veprimin e sotëm, OFAC-i synon gjithashtu disa individë dhe entitete brenda rrjetit të familjes Hysa.

Kompania me bazë në Meksikë, Entretenimiento Palmero, S.A. de C.V., në pronësi të Arbenit, është qendrore në operacionet e HOCG-së.

Shtetasi meksikan Gilberto Lopez Lopez vepron si komisionar i saj. Ndërsa shtetasja shqiptare, por me bazë në Meksikë, Eselda Baku (ish Eselda Hysa), vajza e Ramizit, është anëtare e Bordit të Drejtorëve të saj.

Çfarë nënkuptojnë sanksionet ndaj tyre?
Çdo aset i familjes Hysa në SHBA, ose që varet nga sistemet financiare amerikane, është i bllokuar dhe nuk mund të përdoret pa aprovimin e OFAC-it, njoftoi Thesari amerikan.

Personat apo entitetet amerikane nuk mund të bëjnë biznes me ta (transferim parash, mallrash, shërbimesh) pa licencë.

Institucionet financiare, amerikane ose ndërkombëtare që përdorin sistemin amerikan, duhet të kenë kujdes të veçantë ose të mos bashkëpunojnë me këto entitete ose me entitete që janë më shumë se 50 për qind në pronësi të tyre./REL

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili merret zyrtarisht nën hetim për tentativën e hakerimit të SPAK

Ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili merret zyrtarisht nën hetim për tentativën e hakerimit të SPAK

13 November, 2025
Protesta e të hënës, Tedi Blushi takim me Berishën

Protesta e të hënës, Tedi Blushi takim me Berishën

13 November, 2025
Ministrat i kërkojnë kryeministrit të shkarkojë këdo që qëndronte pas informimeve anonime

Ministrat i kërkojnë kryeministrit të shkarkojë këdo që qëndronte pas informimeve anonime

13 November, 2025
Ndihmë franceze, Algjeria liron romancierin e burgosur në qendër të krizës diplomatike

Ndihmë franceze, Algjeria liron romancierin e burgosur në qendër të krizës diplomatike

13 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result