Albania
EMRAT/ Tre shqiptarë të humbur dhe dy në gjendje kritike nga përplasja e trenave në Greqi
Gjatë gjithë natës ekipet e shpëtimit kanë vazhduar të kërkojnë dëshpërimisht mes llamarinave të djegura dhe mbeturinave në vagonët e shkatërruar të trenit të pasagjerëve që është përplasur pak pas mesnatës të së martës me një tren mallrash disa kilometra larg qytetit të Larisës dhe në orët e para të mëngjesit kanë filluar të punojnë edhe vinçat gjigantë që të lëvizin pjesët e dëmtuara.
Ndërkohë autoritete mjekësore të qytetit të Larisës, në spitalin e të cilit janë dërguar trupat e viktimave, njoftojnë se bilanci tragjik i aksidentit më të madh hekurudhor në Greqi ka shkuar tashmë në 47 të vdekur, 42 të konfirmuar zyrtarisht, prej të cilëve 7 krejtësisht të djegur.
Të plagosurit janë 57. Midis 6 prej tyre, që vazhdojnë të luftojnë me vdekjen në Repartin e Mjekimit Intensiv janë dy shtetas shqiptarë Roberto Dristi 25 vjeç dhe Anisa Liuri 23 vjeçe. 38 prej viktimave që nuk janë identifikuar, janë të rinj të moshës 20 deri në 30 vjeç.
Para spitalit në Larisa vazhdojnë të vijnë prindër dhe të afërm të dëshpëruar pasi nuk mund të gjejnë të dashurit e tyre dhe po i nënshtrohen testit të ADN-së për të identifikuar viktimat. Gjithashtu sa i përket numrit të personave që konsiderohen të humbur dëgjohen informacione të pakonfirmuara për 11 deri në 18 persona, mes tyre deri tani ndodhen tre shtetas shqiptarë Klaudia Lata , Pavlin Bozo dhe Denis Ruçi.
Ndërsa vendi ndodhet në ditën e dytë të zisë kombëtare që ka shpallur kryeministri i vendit, përgjegjësi i stacionit të Larisës që është arrestuar dje dhe që përballet me akuza të rënda deponon sot para prokurit . Gjithashtu në vendngjarjen e tragjedisë do të kryhet autopsia e aksidentit nga Policia Rrugore e Larisës.
Qeveria greke është zotuar se do të jepen përgjegjësitë për këtë ngjarje fatale dhe ka njoftuar ngritjen e një autoriteti të pavarur që do të shqyrtojë shkaqet e tragjedisë si dhe vonesat kronike të projekteve hekurudhore.
Nga ana e tyre partitë opozitare deklarojnë se kryeministri dhe qeveria e tij po mundohen tja hedhin fajin vetëm një njeriu duke e konsideruar gjithë aksidentin si një gabim njerëzor, ndërkohë që shkaqet janë shumë më të thella dhe e kanë burimin në neglizhenca e gabime shumëvjeçare.
Sa u përket viktimave qeveria greke ka deklaruar se do të marrë përsipër shpenzimet publike të varrimeve të tyre, ndërsa ka ofruar grupe psikologësh pranë familjeve që humbën të dashurit e tyre në këtë aksident.
Në zi të rëndë është edhe komuniteti universitar. Të gjitha universitetet kanë shtyrë aktivitetet e tyre të planifikuara, ndërsa studentët sensibilizojnë opinionin publik për dhurim gjaku.
Në shenjë proteste për aksidentin tragjik përveç Federatës Panhelene Hekurudhave ka shpallur grevë edhe personeli i metrosë në Athinë, ndërsa tubime të reja janë planifikuar pasdite nga sindikata dhe shoqata studentore jashtë zyrave të kompanisë së trenave Hellenic Train në Athinë.
Konsullata e Selanikut:
Nga Spitali i Përgjithshëm i Larisas Elisia Paço, 18 vjeç. Nga komunikimi i Konsullit të Përgjithshëm, z. Arqile Sota me të atin e Elisias, thuhet se ka dëmtime të lehta dhe parashikohet të dalë nga spitali, gjatë ditës së sotme. Nga Spitali Universitar i Larisas Olta Kulla, 20 vjeç me dëmtime relativisht të lehta.
Roberto Drizdi, 25 vjeç, ndodhet në reanimacion i intubuar, me dëmtime të rënda (thyerje gjymtyrësh). Anisa (Anastasia) Liuri, 23 vjeç, ndodhet në reanimacion e intubuar, me djegie të rënda (do të transferohet në Spitalin e traumës Papanikolau në Selanik. Maria Dimza, me dëmtime të lehta, ka dalë nga spitali në gjendje të përmirësuar.
Të humbur, në pritje të përgjigjes nga ADN që kanë dhënë të afërmit janë Klaudia Lato (Lata), Denis Ledio Ruci, Pavlin Bozo.
Spitali Genimatas Selanik, të cilët kanë qenë në gjendje të lehtë dhe kanë dalë nga spitali Erisa Almeta, 12 vjeç, Vanesa Plasa, 13 vjeç, Frankli Besaj, 20 vjeç, Dhimitër Zonga.
Albania
Anomalia e buxhetit, 2 miliardë euro shpenzime në dhjetor
Buxheti i shtetit po “vuan” nga një sëmundje kronike. Taksat mblidhen, por nuk shpenzohen. Të dhënat flasin se vetëm për muajin dhjetor fondet buxhetore që duhen të shpenzohen janë afro 2 miliardë euro. Ky përqendrim i fondeve vetëm në një muaj, për ekspertin e ekonomisë Albert Gajo, tregon anomali. I ftuar në emisionin E-ZONE, z. Gajo tha se shkaku kryesor vjen nga keqplanifikimi.
“Zbatimi i buxhetit me akte normative nuk është një tregues normal, është një tregues për një realitet anormal. Në plan të parë, kjo situatë vjen nga keqplanifikimi. Ministria përgjegjëse ka dëshmuar ndër vite që nuk ka mundur të planifikojë si duhet buxhetin, çka do të thotë se po ia lëmë rastësisë dhe, në varësi të asaj që sjell koha, hartojmë aktet normative. Kjo nuk është e shëndetshme ekonomikisht” – tha Gajo.
Gjatë kësaj jave, qeveria me aktin e katërt normativ ndryshoi sërish buxhetin. Në fokus ishte ndarja e një bonusi prej 15 mijë lekësh për familjet në nevojë.
Paralelisht, përveç bonusit, pati edhe një rishpërndarje të fondeve, ku një fond i konsiderueshëm i pashpenzuar kaloi në llogarinë e posaçme të hapur pranë Bankës së Shqipërisë për skemën e pensioneve.
“Pas keqplanifikimit, një tjetër arsye pse jemi në këtë situatë është edhe aftësia e administratës publike për të zbatuar në kohë zërin e investimeve. Vonesat në lidhje me realizimin e investimeve publike lidhen edhe me mungesën e profesionalizmit të stafit në agjencitë publike. Jemi një vend që po kërkojmë të hyjmë në BE, por nuk po i përdorim si duhet fondet tona të brendshme, ndërkohë që duhet edhe të përthithim ndihma fondesh nga BE-ja” – tha Gajo.
Eksperti Gajo thotë më tej se bonuset janë një politikë e paqëndrueshme, pra individët nuk mund të bëjnë dot parashikime të shpenzimeve, pasi nuk kanë qartësi. Ndaj, një praktikë e tillë, edhe pse e domosdoshme për familjet në nevojë, nuk është e këshillueshme të zhvillohet në mënyrë rastësore.
Albania
VIDEO/ Protesta në Vlorë për mungesën e ujit, qytetarët futen në teatrin “Petro Marko” dhe ndërpresin mbrëmjen gala të bashkisë
Një protestë ka ndodhur në ambientet e teatrit “Petro Marko” në Vlorë për shkak të mungesës së ujit prej tre ditësh.Qytetarët janë futur në ambientet e teatrit dhe kanë ndërprerë gjithashtu një mbrëmje gala që zhvillohej aty.
Ata u futën me bidonë dhe pankarta në duar për të kërkuar rikthimin e ujit, ndërkohë që mbrëmja gala u ndërpre pasi protestuesit refuzuan të linin ambientet e teatrit.
Albania
“Katolikët monitoroheshin, myslimanët përgatitnin ushqimet për ta” – si festoheshin Krishtlindjet në komunizëm në Shqipëri
Dom Mark Pashkja, zëdhënës i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, foli në lidhje me Krishtlindjet dhe mënyrën se si festoheshin ato në kohën e komunizmit, kur feja ishte e ndaluar.
Ai tregoi për një fenomen interesant që ndodhte në ato kohë në zonat e Shkodrës, ku shumë familje katolike shkonin te ato myslimane dhe u kërkonin që ato të përgatisnin ëmbëlsirat dhe gatimet për festën e Krishtlindjes, pasi vetë ato monitoroheshin.
“Shumë familje katolike shkonin te miqtë myslimanë dhe u thoshin që ëmbëlsirat dhe ushqimet tipike t’i përgatisnin ata dhe më pas, në mënyrë të fshehtë, një ose dy ditë para festës, familjet myslimane ua çonin familjeve katolike. Në këtë mënyrë festonin pa rënë në sy. Nuk mund të bënin vetë ëmbëlsira, pasi kjo ishte shenjë se po festoje dhe se nuk i kishe përqafuar mësimet e partisë dhe ateizmin, ku kisha konsiderohej armike e proletariatit. Ishte një natë ku shqiptarët provonin ato copëza aromash lirie, pasi festonin diçka që e kishin identitare, si lidhjen me Zotin. Në këto net, si Krishtlindjet, ishte hera e parë kur njeriu provonte të përtejmen, pavarësisht se unë vetë nuk e kam përjetuar”, tha ai.
-
Albania1 day agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
Albania7 hours agoVIDEO/ Protesta në Vlorë për mungesën e ujit, qytetarët futen në teatrin “Petro Marko” dhe ndërpresin mbrëmjen gala të bashkisë
-
Albania7 hours agoAnomalia e buxhetit, 2 miliardë euro shpenzime në dhjetor
-
UK1 day agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Albania8 hours ago“Katolikët monitoroheshin, myslimanët përgatitnin ushqimet për ta” – si festoheshin Krishtlindjet në komunizëm në Shqipëri
-
UK6 hours ago
Princi William dhe Kate Middleton vendosën vijë sigurie 9.6km rreth rezidencës së tyre të re, reagojnë banorët e zonës: Masa të tepruara dhe pa konsultim
-
Bota7 hours agoPresidenti i Ukrainës, Zelensky mbërrin në Mar-a-Lago, takohet me presidentin Trump
-
Kosova6 hours agoNumërohen 81% e kutive të votimit në Kosovë: Albin Kurti drejt mandatit të tretë si kryeministër
