Ballkan web
Tre shqiptarë janë dënuar me burg, pas janë kapur në një ‘fermë kanabisi’ në Britani.
Bëhet fjalë për Agron Aruçi, 30 vjeç, Bedri Elezi, 36 vjeç dhe Fabjol Muçaj, 21 vjeç. Elezi u dënua me 2 vite burg, ndërsa Aruçi dhe Muçaj me nga 22 muaj burg.
Tre shqiptarët janë arrestua në mars të këtij viti në një fabrikë kanabisi me vlerë 88 mijë paund. Gjatë seancës gjyqësore, Elezi dhe Muçaj deklaruan se vepruan nën presion, ndërsa Elezi dëshmoi se punonte si shofer.