EMRAT/ Vrasje në Divjakë për një kanal uji, kapet autori

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Policia e Fierit, pas disa orësh kërkim ka mundur të identifikojë dhe të verë në pranga autorin e vrasjes në zonën e Divjakës, në orët e para të mëngjesit.

Sipas të dhënave zyrtare, mësohet se është 25 vjeçari Xhesion Toromani personi që qëlloi disa herë me thikë 32 vjeçarin Besmir Kumria, duke e lënë atë pajetë.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në një lokal në Kryekuq, kur Toromani ka mbërritur me makinë dhe ka shkuar menjëherë në tavolinën ku qëndronte viktima duke e qëlluar me thikë pa i thënë asnjë fjalë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi 25 vjeçari Toromani e ka vrarë shtetasin Besmir Kumria, pasi familjet e tyre kanë pasur konflikte të vazhdueshme për një kanal vaditës në fshat.

Toromani tashmë ndodhet në drejtorinë e policisë dhe akuzohet për “Vrasje me paramendim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”. 

Share This Article