EMRI/ 18 ditë pasi u arrestua, vdes në burgun 313

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Vetëm 18 ditë pas arrestimit nën akuzën e kultivimit të lëndëve narkotike, një shtetas ka humbur jetën në ambientet e paraburgimit të IEPV, Jordan Misja, i njohur si burgu 313 në kryeqytet.

Policia njofton se Hekuran Myrtaj ka ndërruar jetë në orën 17:00 të kësaj të diele si pasojë e një arresti kardiak që ka pësuar teksa ndodhej në zonën e ajrimit.

Ai është dërguar me shpejtësi në QSUT për ndihmë mjekësore, por 60 minuta më pas mjekët kanë njoftuar se pavarësisht ndërhyrjes së tyre, Myrtaj nuk ia ka dalë.

“Shtetasi i paraburgosur Hekuran Myrtaj, që vuante dënimin në IEVP “Jordan Misja” ka ndërruar jetë për shkak të arrestit kardiak në QSUT. I paraburgosuri ka humbur ndjenjat (gjendje të fikti) gjatë qëndrimit në zonën e ajërimit në orën 17:03.

Në orën 17.11 menjëherë punonjësit e sigurisë dhe nd/ mjekë në IEVP e kanë shoqëruar me urgjencë drejt QSUT.  Në orën 17:58, pas ndërhyrjes së mjekëve, Myrtaj ka ndërruar jetë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Myrtaj është arrestuar në datë 17.07. 2024 për kultivim të bimëve narkotike. Organet kompetente po merren me zbardhjen e çështjes.”

Share This Article