Editori i “Pamfletit”, Gjergj Zefi ka rënë dje pre e një sulmi fizik.
“Persona që e urrejnë fjalën e lirë dhe që nuk e kapërdijnë dot realitetin që shkruan portali, me një akt prej burracakësh, sulmuan pas shpine gazetarin Zefi, pasi ai po dilte nga zyrat e portalit” – raporton Pamfleti.
Policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe falë hetimeve të saj u arrit të identifikohet se Zefit ju bë pritë nga një automjet me xhama të zinj që rezulton në pronësi të shtetasit Renato Bodurri, nga Elbasani.
Policia po verifikon në ka qenë ai vetë apo jo i përfshirë.
Aktualisht hetimet janë duke vijuar. Efektivët kanë sekuestruar kamerat e sigurimit dhe pritet të zbardhet e gjithë ngjarja.
“Sulmi ndaj një gazetari është akt i pafalshëm për këdo. Fjala e lirë nuk mund të cenohet. Gazetarët në të gjithë botën janë të paprekshëm. “Pamfleti” gjithmonë e ka thënë realitetin ashtu siç është pavarësisht se shumë personave nuk u pëlqen. Sulme të tilla vetëm na bëjnë më të fortë dhe na japin kurajo për të tregur të vërtetën ashtu siç është, pa shtrembërime dhe me fakte” – thuhet në njoftimin e faqes së njohur për ngjarjen e rëndë.