EMRI/ E zhdukur prej një jave, gjendet e vrarë e reja shqiptare në Itali! Trupi i futur në valixhe ishte hedhur në pyll

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ilaria Sula, 22-vjeçarja shqiptare e cila u zhduk më 25 mars në Romë, është gjetur e vdekur.

Sipas mediave italiane, trupi i të resë u gjet në një zonë të pyllëzuar brenda një valixheje.

Ilaria Sula u zhduk më 25 mars në zonën Furio Camillo ku jetonte në një apartament që ndante me disa shoqe.

Mediat ilatiane raportuan më herët se studentja u largua pas ndarjes me të dashurin, me origjinë filipinase.

Prindërit dhe shoqet, të cilat nuk mundën të kontaktonin me 22-vjeçare, denoncuan rastin menjëherë në polici.

Pas një jave kërkimesh, 22-vjeçarja fatkeqësisht u gjet e vdekur.

Pista kryesore e policisë është ajo e vrasjes.

Share This Article