EMRI/ Ekstradohet nga Britania e Madhe 52 vjeçari i dënuar me 25 vjet burg për vrasje të dyfishtë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një 52 vjeçar shqiptar është ekstraduar këtë të dielë nga Britania e Madhe në drejtim të vendi tonë pasi ishte dënuar me 25 vjet burg. Sipas policisë mësohet se si rezultat i koordinimit dhe bashkëpunimit me Interpol Mançesterin, u bë ekstradimi drejt Shqipërisë, i shtetasit Artan Muça, 52 vjeç, lindur në Elbasan.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Elbasanit, në vitin 2001, e ka dënuar me 25 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”.

Artan Muça, më 01.06.1997, në një subjekt privat (bilardo), në fshatin Kusarth, Elbasan, vrau me armë zjarri kallashnikov shtetasit S. Gj (pronari i bilardos) dhe B. M.

Share This Article