EMRI-FOTO/ Kush është shqiptari në listën e më të kërkuarve në Europë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një shqiptar i është shtuar listës së personave më të kërkuar në Europë.

Bëhet fjalë për 34-vjeçarin Shpendi Malo.

Ai është pjesë e listës ‘Europe’s Most Wanted’ pasi besohet se ka vrarë një 27-vjeçar nga Shqipëria.

Sipas ZDF, krimi ka ndodhur më 11 shtator 2019 në Gjermani.

Në mbrëmjen e 11 shtatorit 2019, Shpendi Malo dyshohet se e ka joshur viktimën me anë të celularit në pyllin Dölauer Heide, një pyll urban në Halle (Saale).

Aty dyshohet se ai e ka therur të riun me thikë. Ai vdiq në vendngjarje. Për të fshehur krimin, trupi u hodh në një kanal dhe u mbulua me gjethe. Katër ditë më vonë, ai u gjet nga kalimtarët.

Ende nuk është e qartë nëse ka pasur një bashkëpunëtor. Por sipas policisë, disa prova e sugjerojnë këtë. Edhe motivi i saktë i krimit nuk dihet. Mund të bëhet fjalë për mosmarrëveshje në fushën e trafikut të drogës.

Shpendi Malo është 34 vjeç. Personi i kërkuar kishte flokë të errët dhe të drejtë në vitin 2019 dhe ishte i dobët. Detaj i veçantë: në fytyrën e tij ka disa nishane, më i madhi ndodhet poshtë syrit të djathtë.

Ai cilësohet i rrezikshëm dhe Europoli sugjeron që të mos i afrohen por të lajmërojnë policinë ose autoritetet e tjera të zbatimit të ligjit.

Image

Share This Article