EMRI/ I arrestuar e dënuar për drogë, Britania pritet të deportojë sërish të riun shqiptar

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një i ri shqiptar do të depërtohet për të tretën herë nga Britania, pasi u burgos për drogë.

Bëhet fjalë për Ronaldo Zani është kthyer në mënyrë të përsëritur fshehurazi në Mbretërinë e Bashkuar, pavarësisht se është deportuar dy herë për shkak se ishte pjesëtar i një bande kriminale shqiptare.

26-vjeçari u deportua fillimisht në vitin 2019 pasi u kap duke shitur kokainë, por u kthye muaj më vonë dhe u tha klientëve të tij: “Jam kthyer në punë”.

Zani u kap sërish me drogë dhe deklaroi se ishte përfshirë në këtë aktivitet pasi kishte për qëllim shlyerjen e një borxhi prej 15 mijë paund ndaj bandës së kontrabandës së njerëzve që e ndihmoi të kthehej në Mbretërinë e Bashkuar.

Ai u deportua për herë të dytë në maj 2021 pasi u dënua me tre vjet burg. Por më 13 shkurt të këtij viti, një oficer policie e kapi atë teksa po drejtonte një Mercedes në Bournemouth.

Nga kontrollet iu gjetën 1,935 £ në para cash dhe 24,75 g kokainë, e cila do të kishte një vlerë në rrugë deri në 2,500 £.

Zani u tha autoriteteve se ai hyri në MB “disa muaj më parë” duke u fshehur në pjesën e pasme të një kamioni. Ai tha se fillimisht ishte punësuar si punëtor, por nuk fitonte mjaftueshëm për të shlyer kontrabandistët e tij dhe kështu filloi të punonte si korrier droge.

Megjithatë, ai u dënua me 4 vjet burg dhe pritet të deportohet sërish.

Share This Article