EMRI/ I dënuar me 7 vite burgim për mashtrim kompjuterik, arrestohet 37-vjeçari

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Arrestohet në Kombinat, një 37-vjeçar i dënuar me 7 vite burgim për mashtrim kompjuterik.

Uniformat blu bëjnë me dije se 37-vjeçari, Denis Trungu, rezulton i dënuar më parë për vepra të ndryshme penale.

Policia e Tiranës njofton se Gjykata e ka dënuar me vendim të formës së prerë, 37-vjeçarin, me 7 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrim kompjuterik”.

Njoftimi

Finalizohet operacioni policor i koduar “Final”.

Kapet në Kombinat, një 37-vjeçar i dënuar me 7 vite burgim për mashtrim kompjuterik.

37-vjeçari i dënuar më parë për vepra të ndryshme penale.

Shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale në bashkëpunim me Seksionin e Krimit Kibernetik, si rezultat i një pune të mirorganizuar operacionale në kuadër të operacionit “Final“ në Kombinat, kapën dhe vunë në pranga shtetasin Denis Trungu., 37 vjeç, banues në Tiranë.

Gjykata e ka dënuar me vendim të formës së prerë, 37-vjeçarin, me 7 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrim kompjuterik”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme

Share This Article