EMRI/ I dënuar në Angli, i sekuestrohet pasuria 500 mijë euro në Kamzë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar pasuri me vlerë 500 mijë euro të një personi të dënuar në Britani për drogë.

Sekuestrimi i pasurive të Bujar Lleshit (të dënuar në Mbretëri të Bashkuar, për kultivim të bimëve narkotike, në ambient të mbyllur) dhe të familjarëve të tij u bë bazë të një procedimi të regjistruar për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale”.

Pasuritë e sekuestruara që ndodhen në Kamzë, janë:

-1 objekt banimi;

-2 automjete të tipeve “Jeep” dhe “Opel Corsa”;

-1 aktivitet tregtar me objekt blerjen, shitjen dhe riparimin e automjeteve.

Ndërkohë po punohet për sekuestrimin e pasurive të tjera që kanë burim veprimtarinë kriminale të Bujar Lleshit.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Source”.

Sekuestrohen pasuri me vlerë rreth 500 000 euro, në pronësi të një shtetasi të dënuar në Mbretëri të Bashkuar, për kultivim të bimëve narkotike, me llamba.

Si rezultat i hetimeve të ndjekura nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Prokuroria e Tiranës, në bazë të një procedimi të regjistruar për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale”, u finalizua operacioni “Source”.

Në kuadër të operacionit, u ekzekutua vendimi për sekuestrimin e pasurive të shtetasit B. Ll. (të dënuar në Mbretëri të Bashkuar, për kultivim të bimëve narkotike, në ambient të mbyllur) dhe të familjarëve të tij. Pasuritë e sekuestruara, me vlerë rreth 500 000 euro, që ndodhen në Kamzë, janë:
-1 objekt banimi;
-2 automjete të tipeve “Jeep” dhe “Opel Corsa”;
-1 aktivitet tregtar me objekt blerjen, shitjen dhe riparimin e automjeteve.

Vijon puna për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera që kanë burim veprimtarinë kriminale të këtij shtetasi.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Share This Article